Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Merz: Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit

    August 11, 2025

    Kancelari i Gjermanisë, Merz i kritikon planet e qeverisë së Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës. Por ai thekson, se nuk ka ndryshuar qendrimi i Gjermanisë: Republika Federale e palëkundur në anën e Izraelit.

    Kancelari Friedrich Merznuk e konsideron aspak kthesë parimore në raportet gjermano-izraelite vendimin e qeverisë për ndërprerjen e pjesshme të furnizimeve me armë për Izraelin.

    “Ne kemi një mospërputhje – dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.  Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet”, tha kancelari i Gjermanisë në intervistë për televizionin publik ARD.

    Republika Federale prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, tha kancelari: “Në këtë drejtim asgjë nuk do të ndryshojë.”

    Merz druan se mund të ketë qindra mijëra viktima

    Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin që ky të mbrohet, theksoi Merz. Por nuk mund të furnizojmë armë për një konflikt, që aktualisht po synohet të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Kjo mund të shkaktojë qindra mijëra viktima civile dhe presupozon evakuiimin e qytetit të Gazës në tërësi. “Ku do të shkojnë këta njerëz?”, pyeti Merz. “Këtë ne nuk mund ta bëjmë, nuk do ta bëjmë dhe as unë nuk do ta bëj.”

    Të premten (08.08.2025) qeveria gjermane njoftoi, se  për një periudhë të papërcaktuar nuk do të furnizojë më Izraelin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës.Ky vendim ka të bëjë me planet e Izraelit për të zgjeruar operacionin ushtarak dhe për të marrë qytetin e Gazës.Ndaj këtij vendimi të qeverisë pati kritika edhe nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, por edhe nga vet pjestarë të partisë kristiandemokrate të kancelarit Merz dhe partisë simotër kristiansociale.

    Merz tha, se ka pasur një vendim të kabinetit të sigurisë të Izraelit, për ta “ashpërsuar edhe një herë” konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës. “Ndaj këtij vendimi ka pasur edhe një reagim, për të mos furnizuar më armë, që kanë të bëjnë me këtë konflikt.”Ky diskutim për një hap të tillë, sipas tij, është zhvilluar prej shumë javësh. Kancelari theksoi, se parimet e politikës gjermane ndaj Izraelit nuk kanë ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojnë.

    Netanjahu i përmbahet vendimit

    Plani izraelit për të marrë qytetin e Gazës ka ngjallur kritika të ashpra në nivel ndërkombëtar e madje edhe brenda vet Izraelit. Megjithatë kryeministri Benjamin Netanjahu i përmbahet këtij vendimi. Sipas tij, planet e miratuara të natën e së premtes nga kabineti i sigurisë në Izrael janë “rruga më ë mirë, për t’i dhënë fund luftës, dhe rruga më e mirë për t’i dhënë fund shpejt asaj”, deklaroi Netanjahu të dielën (10.08.2025) para gazetarëve.

    Duke iu referuar sundimit të Hamasit radikal-islamik në Gazë, Netanjahu bëri të qartë, se nuk ka alternativë tjetër, veçse “ta përfundojmë këtë punë”. Ai e argumenton këtë me faktin, se grupimi palestinez refuzon të dorëzojë armët. Hamasi nga një sërë shtetesh, ndër to edhe nga Gjermania, klasifikohet si organizatë terroriste.

    Planet e reja për një ofensivë kanë si objektiv dy epiqendrat e Hamasit, që ende ekzistojnë në Rripin e Gazës. Po ashtu, sipas Netanjahut, po shqyrtohen edhe “plane kreative”, për t’i çliruar pengjet, që ende mbahen prej Hamasit.

    Netanjahu siguroi, se ai nuk do ta zgjasë luftën. Izraeli do të mundësojë “korridore të sigurta” për “furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave” në territoret palestineze në Mesdhe.

    Hamasimë 7 tetor 2023 sulmoi brutalisht rajonin ku zhvillohej një festival pop në jug të Izraelit. Lufta që u shkaktua si rrjedhojë në Rripin e Gazës ka çuar në një katastrofë humanitare, edhe pse Izraeli vazhdimisht i bllokon furnizimet me ndihma për në territoret palestineze. Hamasi mban nën dhunën e tij rreth 50 pengje nga Izraeli. 20 prej tyre duhet të jenë ende gjallë./DW

    GJERMANIA Izrael Kancelari i Gjermanisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.