TIRANË– Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta ditën e sotme janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA.
Teksa është pronocuar për mediat pas daljes nga SPAK Kryemadhi me nota ironie foli për procesin dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama si “prokuror të vërtetë” të çështjes.
Më tej deklaroi se është e gatshme të përballet me drejtësinë dhe se procesi do të vijojë me ballafaqim në gjykatë.
“Unë kam fajin që urdhër arreste që kanë ardhur nga bari për bandat e Durrësi u vonuan nga marsi deri në prill. Gjoka ka pasur ndikimin tim që i vonoi urdhër arrestet. Ishin gjithë këto faqe që ishin për t’u firmosur, besoj që shumë shpejt vazhdojnë akoma. Janë në proces hetimi, do kemi edhe një thirrje tjetër. Meqë erdha sot nuk do vij të hënën e parë të qershorit për t’u paraqitur. Për një gjë më vjen keq, që kur nis gjyqi do ta bëjm ëtë hapur. Unë sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën.- tha ajo./Radar.al
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
“ME FAT”/ Pasi u mor e pandehur nga SPAK Kryemadhi flet për filmin: Është një djalë që…


