Arbana Osmani ka munguar në ekranin e televizionit për shkak të angazhimeve të saj në biznes.
Por teksa fansat e kanë kërkuar gjatë, ajo ka vendosur të rikthehet, por ndryshe.
Moderatorja e njohur shqiptare ka vendosur të rikthehet përmes një podcasti të ri.
Ditën e sotme ajo ka publikuar një foto nga zyra e re, duke ndjekur procesin e punës për projektin e saj të ri.
Podcasti, për të cilin ende nuk është zbuluar emri, do të jetë një format interaktiv dhe inovativ, ku Osmani do të vijë me stilin e saj të veçantë që ka fituar dashurinë e publikut ndër vite.



