GJERMANI– Ditën e djeshme një tren është përfshirë nga flakët në Gjermani, ndërsa mediat e huaja raportojnë se lidhur me këtë ngjarje ka nisur një hetim.
Siç raportojnë mediat e huaja zjarrfikësit u thirrën në stacionin Ahrensfelde në kufirin midis Berlinit dhe Brandenburgut pasi alarmi u ngrit rreth orës 21:50.
Treni me tre vagonë duhej të niste udhëtimin e tij të radhës në qytetin Ëerneuchen kur makinisti dëgjoi një zhurmë. Pastaj u shfaq tym dhe u panë flakët, duke bërë që shoferi dhe një shoqëruese femër të evakuonin pesë pasagjerët e trenit.
Ndërsa policia Federale e Gjermanisë, përgjegjësitë e së cilës përfshin rrjetin hekurudhor, tha gjithashtu se shkaku i zjarrit ishte i panjohur dhe se hetimi paraprak nuk kishte dhënë asnjë të dhënë./azernews/Radar.al


