Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Mero Baze/ Të vegjlit janë në Kuvend falë sistemit

    May 18, 2025
    Mero Baze/ Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

    Tre parti të reja të futura në garë në zgjedhjet e majit arritën të hyjnë në Parlament duke marrë së bashku 4 mandate, ndërsa kanë mbledhur rreth 135 mijë vota popullore në gjithë vendin. Edhe shpërndarja e mandateve nuk ndjek rregullin e shumicës. Agron Shehaj ka marrë 2 mandate, ndërsa Lapaj dhe Qorri nga një mandat.

    Përtej numrit të ulët të mandateve, rezultati i tyre është inkurajues dhe një sukses real i këtyre zgjedhjeve, pasi deri më sot vetëm dy parti kanë mundur të thyejnë rrethimin e dy partive të mëdha: LSI më 2005 dhe partia e Doshit më 2021.

    Nga këto tre parti, dy janë pozicionuar më qartë politikisht. Arlind Qorri ka një profil të qartë të së majtës populiste që ekziston tashmë si një rrymë e konsoliduar në gjithë Perëndimin, dhe Agron Shehaj si një parti e qendrës së djathtë e ngjashme me PD-në.

    Koalicioni “Shqipëria Bëhet” i formuar nga Lapaj me Nismën “Thurje” të Endri Shabanit morën më shumë vota së bashku, por janë ende pa një pozicion të qartë politik. Lapaj me partinë e vet është një populist pa përmbajtje, ndërsa Nisma Thurje është më afër një partie të qendrës. Personalizimi i koalicionit nga Lapaj nuk është realist dhe nuk justifikon tonet e larta të ankesës së tij ndaj sistemit.

    Të gjithë, më vete, duhet t’i gëzohen faktit që hynë në Kuvend dhe të jenë më të përmbajtur ndaj “viktimizimit” që po përpiqen të bëjnë për shkak të sistemit. Nëse nuk do ishte ky sistem, ata do të ishin të gjithë jashtë Parlamentit.

    Nuk ka sistem të keq zgjedhor. Të gjithë sistemet kanë të këqijat e tyre. Kur hyn në garë, e ke të qartë me çfarë sistemi garon dhe rregullat nuk ndërrohen gjatë rrugës.

    Ky është sistemi më jetëgjatë që Shqipëria ka pasur në zgjedhjet parlamentare.

    Në vitin 1991 garuam me sistem mazhoritar të pastër dhe fitoi Partia e Punës me 2/3 e votave. Më 1992 garuam me sistemin ndoshta më të mirë të historisë së Shqipërisë, i cili në thelb korrigjonte rezultatin në proporcional kombëtar, por kishte garë mazhoritare në 100 zona.

    Nga viti 1996 deri më 2005, bëmë të kundërtën: një sistem me korrigjim mazhoritar në 40 zona dhe me 100 zona garë direkte.

    Më 2009 u bë ky sistem proporcional rajonal, i cili kritikohet gjithmonë nga ata që humbasin. Kështu e ka sulmuar Ilir Meta më 2009, por pastaj gjeti rehati me të dhe e lavdëronte. Kështu e pati sulmuar Edi Rama pas humbjes së 2009, por pastaj iu përshtat. Kështu po e sulmojnë dhe të rinjtë në këto zgjedhje.

    Të gjitha sistemet e mëparshme deri më 2009 e kanë pasur pragun e hyrjes në Kuvend 4 për qind kur ishte korrektimi proporcional kombëtar dhe 3 për qind kur ishte korrektimi kombëtar mazhoritar, çka do të thotë se sot, me ato sisteme, këto partitë e reja nuk do të ishin fare në Parlament. Prandaj, gëzojuni këtij sistemi fillimisht që ju ka hapur dyert. Para se të sulmojnë sistemin, partitë e reja duhet të shikojnë se si të përfitojnë prej tij.

    Në vitin 1992, Partia Republikane mori 3.9 për qind të votave në shkallë vendi, por nuk hyri dot në Kuvend, kurse Partia Socialdemokrate e Gjinushit mori 4.1 dhe hyri në Kuvend me 6 deputetë, pasi rezultati korrigjohej në proporcional kombëtar. Nuk besoj se ka padrejtësi më të madhe formale se kjo për dy parti thuajse njësoj me peshë elektorale, por ja që e vendos sistemi.

    Fjala vjen, Sali Berisha ka dalë bllof me aleancat që ka bërë me parti inekzistente. I ka dhënë Ilir Metës 4 mandate të sigurta për 8 mijë vota. Pra, Partia e Lirisë ka marrë një mandat me 2 mijë vota. Mediu, Idrizi, Dulja apo Duka e kanë marrë ndoshta dhe me 1 mijë vota. Sali Berisha me 500 mijë vota sot ka 42 deputetë të partisë së tij, pikërisht pse ka bërë aleanca të gabuara dhe nuk ka vlerësuar fuqinë reale të partive të reja.

    Tani mund të fillojë edhe ai të ankohet për sistemin, që e ka bërë vet, por është vonë. Ky sistem të imponon aleanca dhe përqendrim në qarqe të caktuara. Tom Doshi është më i qarti në këtë pikë. Ai investohet në Shkodër dhe Tiranë dhe ja del të marrë me më pak vota më shumë mandate. Kurse nëse s’ke as gjeografi, as profil politik por vetëm patriotizëm, natyrisht do marrësh vota gjithandej e mandate askund.

    Ndryshimi i sistemit do jetë një betejë e vështirë, ndoshta edhe e pamundur, por korrigjimi i tij – sidomos kjo e listës 30 për qind të mbyllur dhe 70 për qind e hapur – është betejë e mundshme. Ajo ose duhet të bëhet e gjitha e mbyllur, ose e hapur me një herës më të ulët se ai i zgjedhjeve të vitit 2021.

    Por këto janë probleme që i përkasin reformës së re zgjedhore, në të cilën partitë e reja nuk kanë aq fuqi imponuese. Deri atëherë duhen pritur zhvillimet në PD dhe ndarjet e mundshme që mund të ndodhin brenda partisë më të madhe opozitare, e cila po shkon drejt degradimit, për të krijuar një aleancë që mund të dialogojë me PS për reformimin e sistemit.

    Arroganca dhe të vetëndjerit të persekutuar nga sistemi nuk të bën më të suksesshëm. Sukses do të kenë ata që do të vazhdojnë të çajnë partitë e mëdha, duke krijuar një profil real politik, të qartë kë përfaqësojnë dhe të besueshëm në opozitën që bëjnë.

    Të treja partitë e reja nuk bëhen dot bashkë, pasi janë të ndryshme. Qorri dhe Shehaj janë më të qartë në profilin e tyre politik. Njëri kërkon të gërryejë PS-në, tjetri kërkon të gërryejë PD-në. Lapaj dhe Shabani janë bashkë në një koalicion, por nuk janë të njëjtë. Njëri është populist patetik, tjetri një profil akademiku racional, por jo popullor. Kështu që, para se të pretendojnë se do të bëjnë Shqipërinë, të fillojnë të bëjnë secili njëherë partinë

    Mero Baze opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.