Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Mero Baze/ E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

    May 10, 2025
    Mero Baze/ Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

    Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me thelb; ka bërë fushata luksi pa ndonjë përmbajtje; ka bërë fushata serioze e të moderuara, por gjithsesi në çdo fushatë ka reflektuar hallin dhe ambiciet e opozitës dhe Partisë Demokratike. Kur ishte në pushtet më 1996, hodhi miliona duke bërë një fushatë luksi, që çoi në shkatërrimin e zgjedhjeve; më 1997 bëri një fushatë të varfër por rezistente; më 2001 një fushatë modeste; më 2005 një fushatë profesionale të rindërtuar mirë; më 2009 një fushatë të mbështetur nga milionat e korrupsionit, e kështu me radhë.

    Por asnjëherë nuk ka bërë një fushatë qesharake. Kjo është fushata e parë dhe ndoshta e fundit e tij që, përveçse është qesharake, është edhe jashtëzakonisht e shtrenjtë, dhe e ka nxjerrë atë më keq në fund të fushatës, sesa në fillim të saj. Arkitekti i kësaj katastrofe është LaCivita, jo për shkak të paaftësisë së tij, por për shkak të këmbënguljes së Sali Berishës për ta këshilluar LaCivitën se si duhet të sillej. Pra, si në çdo rast, edhe këtë herë ai ka marrë një këshilltar fushate të cilit i hoqi funksionin kryesor si strateg dhe e ktheu në një folës me qira në fushatë.

    E gjithë strategjia e Berishës për të imituar fushatën e Trump-it, duke blerë shtrenjtë një nga strategët e tij, e bëri Berishën një figurë qesharake dhe hodhi poshtë çdo kauzë të tij.

    Kauza më e rëndësishme që Berisha ka prej vitit 2021 është shpallja “non grata” dhe beteja me të. Gjithë fushatën e vuri në funksion të kësaj “kauze”. Duke e ditur qartë që ajo gjë nuk zhbëhet, ai u përqendrua jo te zhbërja e “non grata”-s, por te fakti se si të gënjejë opinionin publik se ajo po zhbëhet, punë orësh e ditësh.

    Dhe këtu filloi tmerri i pagesave. Pagesa e parë është 6 milionë dollarë për Continental Strategy, e cila është bërë publike. Kontrata e dytë, siç bëhet e ditur nga letrat që kemi botuar sot, nga kërkesat për vizë, është me Continental PLLC, që është studio ligjore e Continental, me pagesë më vete. Ende nuk e dimë çmimin e saj. Kërkesa drejtuar sekretarit Rubio ishte bërë nga kjo kompani. E treta, është kontrata me LaCivitën, të cilën e pranoi vetë Berisha publikisht si kontratë tjetër. Për çmimin nuk u përgjigj dot, se i ka ikur dëgjimi nga veshët.

    Pra kemi të paktën tre kontrata me kompani super të shtrenjta, një prej të cilave me 6 milionë dollarë dhe dy të tjerat ndoshta edhe më shumë. Kemi gjithashtu dhe kontratën me Paul Manafort, lobistin e famshëm të dënuar në SHBA me 7 vite burg për lidhjet me Kremlinin.

    E gjithë kjo, në vend që ta ndihmonte Berishën, e ekspozoi para opinionit publik si një hajdut me miliona të fshehura, që paguan për të pastruar biografinë e tij, edhe pse nuk ia del dot ta bëjë atë.

    Në vend që të mbante veten si viktimë e një konspiracioni (që edhe ajo është një mashtrim, por të paktën funksionon te budallenjtë), ai u bë befas agresiv dhe nxori paratë nga thesi për të blerë SHBA-në. Kjo e bën dhe hajdut, dhe burracak, edhe në sytë e vetë mbështetësve të tij.

    Pastaj erdhi tallja publike e LaCivitës në mes të fushatës me kontratën e tij në Shqipëri, në një regjistrim të dy gazetarëve anglezë, që tregonte qartë çudinë e tij se pse PD paguante miliona dollarë që ai të dukej sikur ishte Trump-i, dhe përfundoi te ajo tallja e madhe dje që festonin ditëlindjen e shefes së kabinetit të Trump-it në miting — edhe pse ajo e ka ditëlindjen një javë më vonë — vetëm për të treguar se po e ndiqte live dhe ta falenderonin.

    Banalitete të tilla dhe marrëzi të këtij lloji në Shqipëri nuk i ka pasur as fushata e Kujtim Gjuzit. Berisha, nga një qëndrestar anti-amerikan që rimori partinë për t’iu kundërvënë Perëndimit, u shndërrua brenda muajit në një plak mashtrues me demencë senile, që paguante miliona për të dukur i ndershëm, që vishej me atlete dhe kapelë si Edi Rama dhe që në fund ishte gati të trefishonte pagesat vetëm për t’i dhënë një vizë amerikane.

    Nuk di kush tjetër mund t’ia kishte shkatërruar më shumë fushatën se sa LaCivita dhe rekomandimet e tij për të blerë SHBA-në me para, por është e sigurtë që fushata e Edi Ramës, që thjesht e identifikonte si “bufi i kënetës”, është shumë më e dhimbsur për Berishën se sa tallja e pashpirt e LaCivitës, i cili jo vetëm që e rropi atë me shokët e tij, por e bëri edhe qesharak në sytë e mbështetësve të vet, duke u përpjekur t’i zhbëjë personalitetin me të cilin ai ka ardhur deri këtu dhe duke e kthyer në një ari cirku me të cilin zbaviten njerëzit.

    Dhe e gjithë kjo është bërë me aq shumë miliona dollarë, sa vetëm një armik i Berishës mund t’i paguante për ta katandisur kështu. Por ai e ka kërkuar vetë këtë fushatë, dhe po vetë, e ka paguar. Nesër e paguan edhe më shtrenjtë.

    Mero Baze opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.