Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Mero Baze/ “Antimitngu” dhe “rrahja”, identiteti primitiv i Sali Berishës

    November 24, 2024

    Në historinë politike të Shqipërisë, identiteti më i fortë i Sali Berishës është “antimitingu”, ose më mirë përpjekja për të dhunuar kundërshtarin ndërkohë që bën fushatë.

    Në logjikën e tij primitive, dhuna ndaj kundërshtarit ka qenë gjithmonë një përpjekje për ta poshtëruar. Dhe këtë e ka reflektuar në të dy gjendjet e tij karshi pushtetit.

    Kur është në pushtet, ai nuk bën antimitngje, por dhunim fizik. Ai ka rrahur fizikisht gjithë kundërshtarët. Që nga viti 1992, kur dhunoi Pashkon dhe vajzën e tij, vazhdoi më tej përmes paramilitarëve të tij duke dhunuar çdo lider të rëndësishëm opozite.

    Dhe dhunim quante vetëm kur ai i rrihte.

    Ka rrahur Neritan Cekën, Preç Zogajn, Teodor Kekon, Ndre Legisin, Petrit Koçin, Servet Pëllumbin, Ritvan Peshkëpinë, Blendi Gonxhen, Arben Imamin (Ky ia ka falur), Frok Çupin, pastaj Edi Ramën e ka masakruar me rojet e tij personale, ka djegur redaksi gazetash, ka rrahur gazetarë, u ka djegur makina e shkatërruar prona… Kjo është forma e dhunimit që ai ka kur është në pushtet.

    Në mendësinë e tij prej shpellari, kur një kundërshtar e rreh, e ke përdhunuar, e ke poshtëruar, dhe ai s’ka më burrëri të të dalë përpara. Në fakt, ata jo vetëm që i kanë dalë përpara, por e kanë vënë përpara si lopët, vetëm me vota.

    Pastaj, kur del në opozitë dhe nuk ka më ushtarë që të rrahin për të, gjen kamikazë që t’u prishin mitingjet. Ky është i vetmi politikani shqiptar që tenton t’u prishë mitingjet të tjerëve. Dhe këtë e ka në mendjen e tij si një formë poshtërimi.

    Shikoni fjalorin kërcënues të tij në opozitë, ashtu i pafuqishëm dhe mjeran siç është. Ai i përmend me krenari rrahjet ndaj kundërshtarëve, u kujton se do t’u bëjë fytyrën të zezë si këpuca, mbështetësit e tij kërcënim kryesor kanë që, kur të vijnë në pushtet, do t’i rrahin. Si kërcënim aktual kanë që do t’i vijnë tek shtëpia, ku ta kesh në Surrel, apo në Burrel.

    Shikoni protestat e tij, ato janë gjithmonë të orientuara te dhunimi.

    Shkojnë dhe djegin selinë e Partisë Socialiste, shkojnë para Bashkisë dhe djegin goma duke kërkuar lirimin e Sali Berishës. Kërcënojnë se do t’u zënë derën e shtëpisë dhe nuk do të lënë të hysh.

    Tani që ka nisur turi i diasporës, me të cilin ai mburrej aq shumë, e shikon që nuk ka më mbështetje dhe gjen disa banditë debilë, të cilët i fut nëpër mitingje për të shkaktuar rëmujë.

    Asnjë parti tjetër në Shqipëri, socialistët jo e jo, kurrë nuk kanë bërë ndonjë antimiting ndaj PD. Nuk është se nuk kanë mundësi. Mund t’i bëjnë, mos të mos i lënë të dalin nga shtëpia, sepse nuk janë dhe aq trima sa mbahen. Por faktin që të gjithë u hapin rrugë si njerëz primitivë, u krijon idenë se janë të fortë dhe mund t’i prishin qetësinë kundërshtarit meqë nuk bëjnë dot mitingje vetë.

    Kjo kulturë e eksportuar sot deri në Londër, në një vend ku ai nuk shkel dot si “non grata”, tregon mesazh të qartë dhe një shprehje dëshpërimi ndaj Britanisë së Madhe, e cila e ka shpallur “non grata”, duke u përpjekur t’i tregojë se ka ushtarët e tij në zemër të Londrës. Dhe në vend që të marrë në qafë kundërshtarët, është duke marrë në qafë banditët e tij rrugëve të Londrës, të cilët gjithashtu janë shumica skeduar si trafikantë droge.

    Po të shikosh gëzimin që ai rrezaton duke postuar skenat e dhunës, e kupton qartë se atë e mban gjallë vetëm urrejtja dhe dhuna, dy instikte bazë të çdo kafshe, që nuk pranon shoqërinë njerëzore. Por që këmbëngul se duhet ta pranojnë shqiptarët, pasi e ka izoluar gjithë bota.

    "Antimitngu" dhe "rrahja" identiteti primitiv i Sali Berishës Mero Baze opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.