Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    December 7, 2025
    Kthimi i refugjatëve/ Meloni: Nuk do ndalemi, javën që vjen nisen të tjerë drejt Shqipërisë

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, në prag të vizitave që ky i fundit pritet të kryejë në Bruksel, Romë dhe Londër gjatë ditëve në vijim.

    Gjatë komunikimit, Meloni i riafirmoi kreut të shtetit ukrainas solidaritetin e pakushtëzuar të Italisë, sidomos pas sulmeve të fundit ruse. Ajo e informoi Zelenskin se Italia do të dërgojë materiale të posaçme për mbështetjen e infrastrukturës energjetike dhe të popullsisë ukrainase.

    Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, gjeneratorë të prodhuar nga kompani italiane do t’i kalojnë Ukrainës në ditët e ardhshme, si pjesë e paketës së re të ndihmës.

    Meloni ritheksoi mbështetjen e Italisë për procesin e negociatave që janë në zhvillim, si dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të gjetur një rrugë drejt një paqeje “të drejtë dhe të qëndrueshme”. Ajo vlerësoi gatishmërinë e Ukrainës për t’u ulur në tryezën e dialogut me mirëbesim, ndërsa nënvizoi pritshmërinë që edhe pala ruse të tregojë të njëjtën hapje, në mënyrë që procesi të avancojë.

    italia Meloni Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.