Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Meloni: Qendrat në Shqipëri nisën funksionimin, Italia model në luftën ndaj emigracionit

    October 15, 2024
    Meloni: Qendrat në Shqipëri nisën funksionimin, Italia model në luftën ndaj emigracionit
    Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

    ITALI– Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar sërish sa u i përket qëndrimit të saj për çështjen e emigrantëve teksa ka folur në Senatin në Romë.

    Ritheksimi i qëndrimit të Melonit vjen pak përpara mbledhjes së Këshillit Europian më 17 dhe 18 tetor, ku në fokus të diskutimeve pritet të jetë pikërisht emigracioni i parregullt në kufijtë e unionit.

    Ndërkohë, në Senat, Meloni tha se qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar, falë edhe kontributit italian, ndërsa shtoi se vendi i saj është kthyer në një model për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

    Meloni shtoi se këtë vit, krahasuar me vitin 2023, zbarkimi i emigrantëve të parregullt është ulur me 60%, ndërsa ka nisur të ulet edhe numri i personave që humbasin jetën në det.

    Teksa ju referua hapjes së qendrave për azilkërkuesit në veri të Shqipërisë, liderja italiane deklaroi se qendrat kanë filluar të funksionojnë dhe se ishin tepër të kënaqur. Ajo tha se kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian.

    “E vetmja mënyrë për të parandaluar tragjedi të mëtejshme në det është parandalimi i zbarkimeve dhe luftimi i trafikantëve që veprojnë pa ngurrim. Duke nisur nga Këshilli Europian i nesërm, me iniciativën e Italisë, do të organizohen takime joformale të vendeve të Bashkimit në të cilat emigracioni ka efektet më të mëdha. Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin në gjithë këtë nismë.”- tha Meloni.

    Giorgia Meloni Marrëveshja Itali-Shqipëri vendet e tjera jashte BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.