Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave shtesë ndaj vendeve që kanë dërguar trupa në Groenlandë, duke e cilësuar këtë hap si një “gabim” me të cilin ajo nuk pajtohet.
Meloni theksoi se situata ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi dhe mungese komunikimi lidhur me një iniciativë të disa vendeve të Bashkimit Evropian, e cila sipas saj nuk duhet interpretuar si qëndrim anti-amerikan.
Ajo nënvizoi rëndësinë e dialogut mes udhëheqësve evropianë për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve, duke shtuar se ka diskutuar drejtpërdrejt si me presidentin Trump, ashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.
Sipas kryeministres italiane, NATO mbetet forumi i duhur për koordinim dhe përpjekje të përbashkëta, me qëllim parandalimin e çdo ndërhyrjeje armiqësore në territore strategjike


