Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    Merz dënon sulmin në Berlin: Një akt i neveritshëm ndaj shoqërisë sonë

    Dy zjarre në pak minuta në Vlorë, flakët përfshijnë një fast food dhe një kabinë elektrike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Meksika ngrin marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë! Ja arsyeja

    August 28, 2024

    Qeveria e Meksikës ka ngrirë marrëdhëniet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, tha të martën Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, pasi ambasadorët e tyre kritikuan një reformë të propozuar gjyqësore të mbështetur nga udhëheqësi meksikan.

    “Ka një pauzë”, tha Presidenti Lopez Obrador gjatë një konference shtypi, duke sqaruar se ngrirja ishte me ambasadat dhe jo me vendet.

    Presidenti meksikan mbështet një reformë që kërkon zgjedhjen e gjyqtarëve si dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë përmes një votimi popullor.

    Një komision i dhomës së ulët të Kongresit të Meksikës e miratoi propozimin të hënën vonë, duke i hapur rrugën miratimit nga Kongresi i sapozgjedhur që merr detyrën në muajin shtator.

    Përkrahësit thonë se reforma do ta forcojë demokracinë dhe do të ndihmojë në rregullimin e një sistemi, për të cilin ata argumentojnë se nuk i shërben publikut. Nga ana tjetër, kritikët thonë se reforma do të anonte gjyqësorin në favor të ekzekutivit, do të ndërpresë karrierën e gjyqtarëve dhe do t’i bëjë gjykatat më të cenueshme përballë ndikimit kriminal.

    Javën e kaluar, ambasadori amerikan, Ken Salazar, e cilësoi reformën si një “rrezik të madh për funksionimin e demokracisë në Meksikë” dhe paralajmëroi për një rrezikim të mundshëm të marrëdhënieve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. SHBA-të dhe Meksika janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëra-tjetrës.

    Ambasadori i Kanadasë në Meksikë, Graeme Clark, ngriti gjithashtu shqetësimin për investimet.

    Të martën, pas komenteve të Presidentit Lopez Obrador, ambasadori amerikan Ken Salazar postoi një notë diplomatike nga ambasada që mbante datën 23 gusht.

    “Shtetet e Bashkuara e mbështesin konceptin e reformës gjyqësore në Meksikë, por kemi shqetësime domethënëse se zgjedhja e gjyqtarëve përmes votës popullore nuk do ta trajtojë as korrupsionin në gjyqësor dhe as nuk do të forcojë degën juridike të qeverisë së Meksikës”, thuhej në letrën zyrtare.

    Ambasada kanadeze nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të agjencisë së lajmeve Reuters për koment.

    Presidenti meksikan e ka kritikuar atë që e ka cilësuar si ndërhyrje të ambasadorit Salazar në politikën e brendshme të vendit të tij.

    “Si do ta lejojmë ambasadorin të japë mendimin e tij, të thotë se kjo që po bëjmë është e gabuar? Ne nuk do t’i themi të largohet nga vendi. Por që ai ta lexojë Kushtetutën tonë”.

    Presidenti Lopez Obrador tha se: “pauza” do të vazhdojë derisa “të ketë konfirmim se (ambasadat) do të respektojnë pavarësinë e Meksikës”.

    Më vonë të martën, Ministrja e Jashtme e Meksikës, Alicia Barcena, mbështeti presidentin përmes një mesazhi të postuar në rrjetin X, duke thënë se vendimet për Meksikën merren nga meksikanët.

    Ajo theksoi se marrëdhëniet me “miqtë dhe fqinjët në Amerikën e Veriut” kanë përparësi dhe mbeten “normale dhe fluide” në baza ditore.

    Në notën diplomatike amerikane thuhej se Shtetet e Bashkuara kishin “respektin maksimal për sovranitetin e Meksikës”./voa

    Meksika
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    July 26, 2026

    Merz dënon sulmin në Berlin: Një akt i neveritshëm ndaj shoqërisë sonë

    July 26, 2026

    Dy zjarre në pak minuta në Vlorë, flakët përfshijnë një fast food dhe një kabinë elektrike

    July 26, 2026

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.