Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Meksika kërcënon me padi ndaj SpaceX, presidentja akuzon Elon Musk për ndotje nga shpërthimi i raketës pranë kufirit

    June 25, 2025

    Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum kërcënoi se do të ndërmarrë veprime ligjore për mbeturinat dhe ndotjen e shkaktuar nga lëshimi i raketave SpaceX të miliarderit Elon Musk. Sheinbaum gjatë njw konference për shtyp u shpreh se qeveria meksikane po shqyrton se cilat ligje ndërkombëtare janë shkelur në mënyrë që të vazhdojë me ankesat e nevojshme sepse sipas saj ka vërtet ndotje.

    Javën e kaluar, një raketë SpaceX Starship shpërtheu në platformën e lëshimit gjatë procesit të lëshimit në objektin e programit hapësinor të Elon Musk në Teksas, pranë kufirit me Meksikën. Videoja e shpërthimit tregon raketën, e cila është rreth 40 kate e lartë dhe raketa më e fuqishme ndonjëherë, duke u ndezur dhe duke u shndërruar në një top zjarri gjigant.

    Grupet mjedisore ngritën një padi në vitin 2023 kundër autoriteteve amerikane, duke i akuzuar ato për dështimin në vlerësimin e duhur të ndikimit të këtyre lëshimeve, ndërsa baza hapësinore e SpaceX në Teksas ndodhet afër në zona të mbrojtura natyrore.

    Pavarësisht kritikave, Autoriteti i Aviacionit Civil të SHBA-së, FAA, dha dritën jeshile në fillim të majit për të rritur frekuencën e lëshimeve të Starship nga 5 në 25 fluturime në vit. Një padi do të shënonte një betejë të re ligjore midis Meksikës dhe një kompanie të madhe amerikane. Në maj, administrata Sheinbaum njoftoi padi kundër Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës për përdoruesit e Google Maps në SHBA, duke miratuar një vendim të Donald Trump.

    Elon Musk Meksika ndotja Space X
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Joshua nokauton Prengën, por e vlerëson shqiptarin: Respekt për të dhe ekipin e tij

    July 26, 2026

    Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

    July 26, 2026

    Aksident i rëndë në aksin Vlorë–Llogara, humb jetën 52-vjeçari, plagosen 4 të tjerë

    July 26, 2026

    Evropa në luftë me flakët/ Zjarret masive në Francë dhe Spanjë, mbi 300 mijë persona evakuohen nga flakët

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.