Monika Kryemadhi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku një fëmijë shfaqet duke brohoritur në mbështetje të ish-bashkëshortit Ilir Meta, me thirrjen: “Me ty, me ty, Ilir Meta!”
Në shoqërim të videos, Kryemadhi ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë mbështetësit e familjes së saj, duke e cilësuar këtë fushatë si të vështirë, veçanërisht për fëmijët e saj.
“Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme që i jepni fëmijëve të mi në këtë fushatë të vështirë për ta. Zëri juaj është kudo – në çdo gërmë të mesazheve tuaja të jashtëzakonshme,” shkruan ajo, duke theksuar mirënjohjen për miqtë e vjetër dhe të rinj që qëndrojnë pranë tyre pa interes.
Kryemadhi e mbyll postimin me një thirrje për votë në mbështetje të Ilir Metës:
“Voto 1 ️ Voto Ilir Metaj” – duke bërë të qartë përkrahjen e saj personale dhe politike në këtë garë elektorale.


