Keijsi, i cili u përjashtua nga edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania për shkelje të rregullave, ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia, duke sqaruar raportet e tij me Stelinën dhe Inën.
Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ai deklaroi prerë se marrëdhënia me Stelinën ka marrë fund përfundimisht, ndërsa zbuloi se njohjen me Inën synon ta vazhdojë jashtë shtëpisë.
“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht. Lidhjen me Inën do ta vazhdoj jashtë”, u shpreh Keijsi.
Duke folur për dinamikat në lojë, ai tha se situata mes tij dhe Stelinës u përkeqësua pas hyrjes së Inës në shtëpi, duke përmendur një “krisje të madhe” për shkak të pritjes që ai i bëri kësaj të fundit.
“Puthja me Inën ka ndodhur vetëm një herë, në atë video që u transmetua. Ina nuk dinte asgjë për atë video. Në aspektin moral, ajo u godit shumë, sikur të ishte një njeri i pavlerë”, tha Keijsi.
Ai theksoi se Ina nuk ka hyrë mes tij dhe Stelinës, duke shtuar se ndarja me Stelinën erdhi për arsye pasigurie, një situatë që sipas tij u reflektua edhe brenda shtëpisë.
“Stelina erdhi me tendencë. U nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë. Ina nuk ka qenë shkak i ndarjes sonë”, përfundoi ai.


