Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Me lejen e SPAK dhe i prangosur, biznesmeni Rrapaj dëshmon në Kuvend. VOA: Ishte krenar për sterilizimin

    November 11, 2024

    Në Tiranë komisioni hetimor parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe check up-it në shëndetësi dëgjoi sot si dëshmitar sipërmarrësin Ilir Rrapaj mbi çështjen e sterilizimeve spitalore, një koncencion 100 milionë euro për 10 vjet. Ai është një prej pronarëve të kompanive fituese të koncensionit të sterilizimit, i cili është dërguar për gjykim nga SPAK-u nën dyshimet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrime, krahas ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish zëvendës ministrit Klodian Rrjepaj. Por siç njofton nga Tirana korrespondenti ynë Ilirian Agolli, sipërmarrësi Rrapaj deklaroi se ishte krenar për sterilizimet e arritura në spitalet shqiptare sipas standarteve të BE-së.

    Me lejen e SPAK-ut dhe me ndihmën e drejtorisë së burgjeve, dëshmoi sot për disa orë para komisionit hetimor parlamentar për sterilizimet dhe check up-in shoqëruar nga avokati i tij sipërmarrësi Ilir Rrapaj, njëri prej ortakëve të bashkimit të kompanive që fitoi në fund të vitit 2015 koncensionin e sterilizimit të e pajisjeve kirurgjikale në strukturat spitalore shtetërore 9 vite më parë për 100 milionë euro.

    Teksa koncensioni i sterilizimeve spitalore po hyn në vitin e dhjetë dhe të fundit të tij, SPAK-u e ka nisur çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme 9 muaj më parë në dyshimet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrime nga protagonistët nën akuzë, ndërsa një komision i posaçëm i parlamentit vazhdon hetimin, duke dëgjuar dëshmitë e pjesëtarëve të kësaj çështjeje. Ndërsa 3 shtetasit e tjerë aksionerë në kompanitë fituese italianët Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli refuzuan të merrnin pjesë në mbledhjet e komisionit, sipas kryetares Vokshi.

    FOTO/ Biznesmeni Ilir Rrapaj i prangosur dhe rrethuar nga policët shoqërohet në Komisionin Hetimor

    “Pas takimit me kryeministrin Rama, si kontaktuat, si proceduat me ministrin? Çfarë hapash ndërmorët dhe cili ishte roli juaj në lidhje me takimet e mëtejshme? Këto takime nuk kanë qenë të pakta, por rezulton që kanë qenë të shumta deri në arritjen e asaj marrëveshjes”, iu drejtua zonja Vokshi sipërmarrësit Rrapaj.

    Lidhur me këtë koncension 10 vjeçar ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, akuzohet prej SPAK-ut për shpërdorim detyre nga marsi i këtij viti, ndërsa janë nën akuzë të arrestuar ish zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe për mashtrim sipërmarrësi Ilir Rrapaj, i cili ishte ortak me 40 përqind të aksioneve të kompanisë që kishte fituar koncensionin.

    Rrjepaj dhe Rrapaj janë arrestuar me burg prej afro 15 muajsh, nga mesi i gushtit i vitit të kaluar për shkeljet e dyshuara në procedurat e PPP-së së sterilizimit, ndërsa një grup zyrtarësh të komisionit, që vlerësoi ofertën për kontratën e sterilizimit janë nën masa më të lehta sigurie.

    Zoti Rrapaj deklaroi sot se ishte krenar që u bë pjesë e një procesi kaq të rëndësishëm të sterilizimeve spitalore sipas standarteve të BE-së.

    Ilir Rrapaj nga qelia në Kuvend, tregon si u njoh me Edi Ramën

    “Më 9 maj 2016 kirurgjia publike shqiptare ka hyrë në BE, falë standarteve që adoptoi, dhe këtë e them me një ndjenjë kënaqësie dhe krenarie të pashoq”, tha zoti Rrapaj.

    Sipas hetimeve, bëhet fjalë për fryrje të shifrave në llogaritjet e kostove të sterilizimit, për të cilat ish ministri Beqaj dyshohet se i ka toleruar dhe nuk ka ndërhyrë për t’i anulluar. Po ashtu zoti Beqaj dyshohet se nuk ka shmangur konfliktin e interesit që doli prej miqësisë së zëvendësit të tij Rrjepaj dhe sipërmarrësi Rrapaj.

    Ashtu si zoti Rrapaj edhe zotërinjtë Beqaj dhe Rrjepaj i kanë hedhur poshtë akuzat. Ish ministri Beqaj ka deklaruar ngjashëm se reforma në shëndetësi dhe veçanërisht sterilizimi si procedurë komplekse, e kanë ngritur shërbimin spitalor në nivele të larta profesionale, ku janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe prej të cilës kanë përfituar mbi gjysmë milioni shtetas përmes operacioneve kirurgjikale.

    Megjithatë SPAK-u sekuestroi në fillim të këtij viti disa pasuri të sipërmarrësit Ilir Rrapaj; paketa prej 40 përqind e aksioneve të shoqërisë “Sani Service” Shpk, si dhe shoqëria “Investital LLC”, e regjistruar në Agjencinë e Biznesit në Kosovë, përmes të cilës Rrapaj u bë pjesë e konsorciumit, që fitoi koncensionin e sterilizimit, si dhe pronat e kompanisë tjetër të tij “Globalsher”, një apartament, 13 automjete si dhe dy llogari bankare.

    Nga qelia në Kuvend/ Rrapaj “përplaset” me Zhupën: Kam 7 orë me një gotë ujë. S’kam përgjigje të tjera

    Afro një dekadë më parë, koncensioni i sterilizmit u pa me dyshim dhe u denoncua më tej për hapat pazakonta, që po ndërmerreshin, teksa Rrapaj, pa ndonjë përvojë në fushën e shërbimeve spitalore, u shfaq si aksioneri kryesor në konsorciumin e sterilizimit, pasi themeloi në Prishtinë kompaninë e tij “Investital LLC”, por prej vitesh drejtonte një kompani të vogël ndërtimesh në Umbria të Italisë. Kompanisë fituese iu dorëzua një qendër sterilizimi moderne, e cila nuk ishte vënë ende në punë, ndonës eu ndërtua nga qeveria me kredi.

    Pjesë e dyshimeve të organit të akuzës është edhe vlera e kontratës, e cila është e lidhur me një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

    Burimi: VOA

    Beqaj Ilir Rrapaj sterilizimi VOA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    July 27, 2026

    Diella arrin 3 milionë ndërveprime, Rama sjell historinë e zhvillimit të asistentes virtuale të shqiptarëve në e-Albania

    July 27, 2026

    Ministri francez Haddad viziton Prishtinën, pesë marrëveshje të reja bashkëpunimi mes Francës dhe Kosovës

    July 27, 2026

    Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegur. Vatra të vogla në disa pjesë

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.