Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegur. Vatra të vogla në disa pjesë

    July 27, 2026
    Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegur. Vatra të vogla në disa pjesë

    Rreth 5 hektarë pyll me pisha në zonën e Pyllit të Sodës u dogjën nga zjarri që shpërtheu mesditën e së dielës dhe u vu nën kontroll vetëm në orët e vona të mbrëmjes, pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë.

    Në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse të Vlorës, Policia e Shtetit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Emergjencat Civile, si edhe dhjetëra qytetarë, të cilët ndihmuan në izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të pyllit.

    Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Burime nga hetimi bëjnë me dije se flakët kanë nisur në brendësi të Pyllit të Sodës, Më pas, të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

    Për shkak të terrenit dhe temperaturave të larta, operacioni i shuarjes zgjati për disa orë. Ekipet punuan pa ndërprerje për të krijuar breza sigurie dhe për të izoluar vatrat më problematike, duke shmangur rrezikun që zjarri të përhapej drejt zonave të tjera.

    Edhe pse flakët janë neutralizuar, situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në disa pjesë të pyllit vijojnë të digjen trungje dhe rrënjë pemësh, duke krijuar vatra të vogla që mund të riaktivizohen nëse favorizohen nga era.

    Pamjet e filmuara në zonë tregojnë qartë dëmet e mëdha të shkaktuara nga zjarri. Sipërfaqe të tëra me pisha janë shkrumbuar, ndërsa tymi vijon të dalë nga pemët e djegura. Forcat e angazhuara do të qëndrojnë në terren deri në shuarjen e plotë të çdo vatre, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit vazhdojnë.

    5 hektarë me pisha të djegur Zjarri në pyllin e Sodës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.