FOTO/ Biznesmeni Ilir Rrapaj i prangosur dhe rrethuar nga policët shoqërohet në Komisionin Hetimor

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka mbërritur me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ilir Rrapaj, i cili është në burg për koncesion 100 mln euro të sterilizimit, është liruar nga qelia për pak orë për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar për Check Up dhe Sterilizimin.