Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi, ka reaguar me ironi ndaj drejtuesit të PD-së në këtë qark, Gazment Bardhit, pas përfundimit të seancës plenare.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Çaushi thotë se Bardhi e ka përmendur sërish në Parlament dhe shprehet me tone tallëse:
“T’u dogj xhani për mua o yll? Do vëmendje në këtë pisk vape?”.
Ajo përmend edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke sugjeruar se ai mund të zëvendësojë Bardhin në Kuvend:
“Më kanë ardhur fjalë që Baba Bufi do të të heqë… ndoshta të kërkon t’ia lësh vendin Gentit.”
Çaushi shton se shumë shpejt do të jetë pjesë aktive e punimeve të Kuvendit dhe paralajmëron se do të jetë prezente në komisione dhe takime për katër vitet e ardhshme.


