TIRANË-Mbrëmjen e së martës në Fan Club Danja ka folur për ditët e para pas daljes saj nga shtëpia e BBV4. Ish-banorja tha se diskutuan për lajmet e ndryshme që kishin qarkulluar në rrjet dhe për të gjitha gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë.
Ndërsa sa i përket marrëdhënies me G-Banin Danja tha se nuk u përshëndetën fare, të cilës ish-banori iu përgjigj duke thënë se nuk i duhet shoqëria me Danjën sepse ajo ka qenë agresive ndaj tij brenda.
Heidi: Çfarë diskutuat me Redin kur dole nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?
Danja: Më ka thënë për këto lajmet e ndryshme vërdallë, folëm për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe shumë dashuri normalisht.
Heidi: G-Bani, a do e doje shoqërinë e Danjës jashtë.
G Bani: Shoqërinë e Danjës e doja brenda në lojë, Danja jo vetëm që shoqëri nuk deshi por ishte dhe shumë agresive ndaj meje aty brenda. Prandaj nuk kam nevojë për shoqërinë e Danjës jashtë.
Heidi: Redi ka kontaktuar prindërit e tu për situatën që keni patur brenda në shtëpi me Danjën.
G Bani: Është diçka që mendoj e ka bërë me të drejtë dhe në shumë mënyrë shumë dinjitoze./Radar.al
Drejtori i ujësjellësit Elbasan në SPAK/ Dyshohet se u ka dhënë tendera personave pranë Suel Çelës
Rama publikoi pamjet e familjes së emigrantëve/ Celibashi: Kryeministri s’e ka bërë foton
‘Kujdeset’ për abonuesit në “OnlyFans”, Vanda Nara: Mos u bë plani B i dikujt