Dy reperët e njohur Getoar Selimi dhe MC Kresha prej më shumë se një dekade nuk flisnin me njëri-tjetrin deri në 2023.
Ishte viti i reflektimit dhe ata i dhanë fund kësaj armiqësie mjaft të gjatë.
Të ftuar në emisionin “Zemër Luana”, dy reperët e njohur të estradës shtrinë dorën e tyre të pajtimit edhe publikisht, gjersa bënë të ditur se po vijnë edhe me një bashkëpunim. Dyshja në fjalë e pranuan në emision se nuk kanë folur me njëri-tjetrin për arsye të kota të fëmijërisë dhe hatërmbetjeve të para shumë viteve.
Së fundmi, ka qenë MC Kresha që ka folur në podcastin e Ilnisa Agollit duke thënë se “kur u takuam i thashë si nuk nxorëm asnjë lek nga ky konflikt”.
View this post on Instagram


