Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Me eskorta 5 mijë euro një fundjavë”/ 40-vjeçarja zbulon jetën e fshehtë të liderëve botërorë pas dyerve të Forumit në Davos

    January 23, 2025

    Një eskortë e klasit të lartë ka hedhur drit mbi atë që ndodh pas dyerve të mbyllura në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror, duke përfshirë atë që të pasurit mendojnë se do t’i ndodhë me të vërtetë botës në të ardhmen e afërt.

    Salome Balthus, 40 vjeç, është një eskortë e nivelit të lartë nga Berlini , e cila ka udhëtuar në Davos, Zvicër, për t’u takuar me klientët gjatë mbledhjes vjetore të elitës globale.

    Salome zbuloi për MailOnline atë që ka mësuar për elitën globale. Sipas saj, për shumë prej tyre mësimi është se ata kanë vendosur ta shijojnë jetën sa të zgjasë.

    Të bindur se një apokalips i ndryshimeve klimatike është mbi ne, ata shpenzojnë paturpësisht pasurinë e tyre të madhe për qejfe të shtrenjta në Zvicër… drejt të cilave ata fluturojnë me avionët e tyre privatë jo miqësorë ndaj mjedisit.

    “Të gjithë e dinë se nuk mund të parandalohet më ndryshimi i klimës. Super të pasurit në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe për këtë temë. Një grup mendon se prek vetëm të varfërit, ndërsa të tjerët kanë frikë se mund të përkeqësohet, por nuk ka kuptim të përpiqemi të bëjmë diçka për ta ndaluar,” tregoi ajo.

    Salome tregoi se disa nga njerëzit e pasur që futeshin në grupin e parë po thoshin se “ata” (njerëzit) në vendet e botës së tretë ‘mund të vdisnin të gjithë, por në të tjerët ishim mirë.

    “Thonë se në një demokraci duhet ta shesësh, t’i gënjesh njerëzit dhe t’u thuash “nuk e dinim më mirë dhe nuk e kishim menduar se do të shkonte kaq keq”. Të tjerë thonë se do të gëzojnë edhe disa vite të tjera të bukura në tokë dhe e dinë se nuk ka të ardhme. Ata janë shumë cinikë.”

    Salome tha se tema si këto dalin në një bar, sauna ose holl hoteli, veçanërisht nëse njerëzit tashmë kanë konsumuar disa pije.

    “Herë pas here i ngacmoj me tema dhe ata e komentojnë. Sigurisht, kjo funksionon vetëm nëse personi është i dehur vonë në mbrëmje dhe flet me dikë në bar.”

    Salome tha se klientët e saj shpesh nuk janë super të pasurit, përkundrazi.

    “Nuk janë super të fuqishmit ata që kërkojnë një eskortë. Ata lumturohen kur gjejnë pak kohë për familjet e tyre. Janë më shumë punonjësit e thjeshtë ata që emocionohen,” tregoi ajo.

    Por sa “kushton” Salome?

    E diplomuarja për filozofi dhe letërsi gjermane tha se shkon në festa dhe as nuk i takon atje klientët e saj.

    Ajo kontaktohet në faqen zyrtare dhe një fundjavë i kushton klientëve 5,000 £, ndërsa një tete-a-tete dy-orëshe fillon nga rreth 850 £.

    Në Davos, eskortave iu kërkua që të visheshin me kostume dhe as që bien në sy. Sipas një shoqëruese që quhet Tiffany, ‘diskrecioni është aftësia numër një për një eskortë veçanërisht kur kontrktohet për një person të fuqishëm.

    “Unë vesh rroba normale një kostum vjollcë dhe një pallto të zezë dukem pjesë e skenës së konferencës,” tha ajo më parë për MailOnline.

    Prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër, madje punonjësit e seksit që pritet të paguajnë taksa, regjistrohen tek autoritetet lokale dhe e kanë të detyrueshme që t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta shëndetësore.

    Kjo qasje ka sjellë reduktimin e dhunës ndaj punonjësve të seksit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

    Radar.al

    davos Salome Balthus
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.