Esmerald Balla përballet sot më drejtësinë.
Siç dallohet dhe në fotot e siguruara nga burimet, ai shfaqet me duar në kokë, ndërsa do të përballet me masën e sigurisë që do të caktohet për të.
Gjithashtu, edhe bashkëpunëtori i tij Edison Brahaj, i cili e ndihmoi të fshihte trupin e të atit, gjendet sot përballë gjykatës.
Esmerald Balla, 30 vjeç,kujtojmë se kreu një krim makabër që tronditi sërish opinionin publik.
Enver Balla u vra me armë zjarri nga i biri dhe 20 ditë pas ekzekutimit, autori pas zhdukjes së babait, theksonte se kishte humbur kontaktet me të.
Për të përforcuar deklaratat e tij të rreme, Esmeraldi dëshmoi para uniformave blu se babai kishte krijuar një histori dashurie, ndaj ky mund të ishte shkaku i largimit pa lënë gjurmë.
Policia mbërriti në banesë dhe indicia e parë për zbardhjen e ngjarjes ishte kasaforta, brenda së cilës ndodheshin 75 milionë lekë të vjetra.
Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.E për rrjedhojë Esmeraldi ndërmori hapin e shpejtë për të vrarë të atin.


