Zbulohet fotografia e 25-vjeçarit Edison Brahaj, i cili u vu në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me Esmerald Ballën për të fshehur vrasjen e Enver Ballës në Shënavlash.
Sipas bluve, pasi djali vrau babanë, 25-vjeçari ka ndihmuar autorin që të transportojnë trupin e pajetë nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.
Gjatë kontrollit në banesën e Edison Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.
25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Policia po vijon hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


