TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shërbimet publike, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.
Shefi i qeverisë, Rama theksoi se me IA po kryhet përkthimi i legjislaturës së BE-së, 25 mijë faqe, proces që mbyllet në 2027.
FJALA E RAMËS:
AKSHI ka marrë flamurin e IA. Fati e desh që një ndër krijuesit e Open AI të ishte shqiptare, Mira Murati me të cilën jemi lidhur qysh në javën e parë kur doli Chat GPT. Falë bashkëpunimit me Mirën,. Negociatat me BE bëhen me IA. Vendi i parë që përdor IA për negociatat me BE. Transferimi i gjithë trupit ligjor të BE-së, mbi çerek milioni faqe kryhet me një shpejtësi marramendëse. Vetëm për të bërë këtë proces Kroacisë i janë dashur 7 vjet. Ne do ta mbyllim brenda afatit që kemi dakordësuar me KE në 2027. Fluksi i informacionit që vjen nga IA, e nisëm me përpikmëri 90%, sot e kemi 99% në transferimin e bazës ligjore të BE-së në gjuhën shqipe. Është vërtet spektakolare. Kemi futur tani IA në ministrinë e Drejtësisë, si detektorë që shikojnë nëntokën, në legjislacionin shqiptar dhe për të identifikuar mbivendosjet e ligjeve të reja. Për të pastruar legjislacionin tonë nga pengesat. Po i shohim dhe modeli po trajnohet dhe 2 vitet e ardhshme do kemi spastrim./Radar.al
Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama: Shqipëria do ketë vëmendjen e botës
Publikoi foton e familjes emigrante me zarfet e KQZ/ Rama: Djali që e dërgoi më tha…
“Digjitalizimi i shërbimeve publike”/ Rama: S’ekziston më mortja e korrupsionit endemik
9-vjeçari me dy krahët e prera/ Kjo është fotoja e vitit, e zgjedhur nga World Press Photo!


