Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Vlora i jep lamtumirën zërit të kronikës së jugut

    Infantino “ndez” finalen e Botërorit 2026: Kjo është ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit

    Vrasja e Edmond Sulës, hetimet shtrihen në Maqedoninë e Veriut/ Dy pista për atentatin me snajper

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    McLaren-i dominon në Majemi, Ferrari përmirësohet ndërsa Mercedesi fiton me Antonelin

    May 8, 2026

    Miami Grand Prix solli një panoramë të re të forcave në Formula One, pas përditësimeve të rëndësishme që prezantuan skuadrat kryesore gjatë fundjavës në Florida.

    Ndonëse Mercedes-AMG Petronas Formula One Team arriti fitoren me Andrea Kimi Antonelli, performanca e përgjithshme e makinës nuk konsiderohet më bindësja mes rivalëve kryesorë. Sipas analizave teknike, avantazhi kryesor i Mercedesit mbeti njësia e fuqisë, ndërsa shasia dhe aerodinamika u dukën më pak konkurruese krahasuar me rivalët. Fitorja u atribua më shumë talentit të pilotit sesa dominimit të paketës teknike.

    Nga ana tjetër, Scuderia Ferrari prezantoi një sërë zhvillimesh të rëndësishme në modelin “SF-26”, duke ndërhyrë në njëmbëdhjetë zona të makinës. Përmirësimet aerodinamike dhanë rezultat pozitiv, veçanërisht në vijat e drejta, falë edhe krahut të ri të pasmë. Megjithatë, skuadra italiane vazhdon të vuajë mungesën e fuqisë së motorit, sidomos në dalje nga kthesat e ngadalta dhe në përshpejtim.

    Skuadra që la përshtypjen më të fortë në Majemi ishte McLaren Formula 1 Team. Modeli “MCL40” tregoi potencial të madh pas paketës së re aerodinamike, duke ofruar stabilitet dhe kontroll të lartë në çdo sektor të pistës. Oscar Piastri dhe Lando Norris menaxhuan makinën me siguri të plotë, ndërsa kombinimi mes aerodinamikës dhe motorit Mercedes e shndërroi MekLarenin në skuadrën më konkurruese të fundjavës.

    Edhe Red Bull Racing shfaqi progres me modelin “RB22”. Përmirësimet në sistemin e drejtimit dhe elementët aerodinamikë rikthyen besimin e Max Verstappen, ndërsa skuadra uli ndjeshëm diferencën me rivalët kryesorë. Megjithatë, makina ende shfaq probleme balancimi dhe nuk konsiderohet ende në nivelin optimal.

    Pas garës së Majemit, MekLareni shihet si skuadra me paketën më të kompletuar teknike, ndërsa Mercedesi, Ferrari dhe Red Bulli mbeten shumë pranë njëri-tjetrit në luftën për dominim gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

    F1 Ferrari McLaren Mercedes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti/ Vlora i jep lamtumirën zërit të kronikës së jugut

    July 19, 2026

    Infantino “ndez” finalen e Botërorit 2026: Kjo është ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit

    July 19, 2026

    Vrasja e Edmond Sulës, hetimet shtrihen në Maqedoninë e Veriut/ Dy pista për atentatin me snajper

    July 19, 2026

    Mbajtën të mbyllur inspektorët e Tatimeve në resortin e Golemit, arrestohen administratori dhe 4 punonjës

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.