ITALI– Dhjetë ditë pas mbytjes së jahtit ka thyer heshtjen kapiteni i superjahtit Baysian, i cili u përmbyt në pak minuta për shkak të motit të keq në Paleromo.
Ai ndihet i shkatërruar pasi 7 persona mbetën të vdekur përfshirë manjatin britanik Michael Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare, Hannah.
James Catfield është shprehur për “Corriere della Sera”, se nuk braktisi askënd dhe se bëri gjithçka që ishte e mundur për të shpëtuar të gjithë, ekuipazhin dhe pasagjerët.
Ka theksuar se në një moment uji kishte pushtuar gjithçka dhe ishte ndaluar hyrja në mjetin lundrues që po fundosej.
Përpos akuzave të ngritura ndaj tij nga prokurorët, braktisja e pasagjerëve është një prej tyre që ndjek kapitenin nga Bregu i Veriut i Auckland, Zelanda e Re, i cili po jeton ditët më të errëta të jetës së tij.
Prokurorët në Itali kanë hapur zyrtarisht një hetim ndaj kapitenit James Catfield për vrasje nga pakujdesia dhe shkaktim i një anijembytjeje. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai do të ndiqet penalisht. Catfield është marrë në pyetje që nga e marta nga prokurorët italianë dhe ndërsa avokati i tij, Aldo Mordilia, kishte argumentuar se klienti i tij dëshironte të bashkëpunonte me autoritetet në hetim. Sikurse tha avokati, “ai ka ushtruar të drejtën e tij për të heshtur”./sarajevo


