Pas vendimit të kryeministrit, Edi Rama fillimisht u raportua se mbyllja e “TikTok” në Shqipëri do të kryhej brenda datës 13 Mars.
Mirëpo siç u zbulua “TikTok” vijonte të ishte i aksesueshëm dhe pas datës 13 Mars, kjo pasi qeveria kërkoi shtyrjen e afatit në mënyrë që të merreshin të gjitha masat e duhura në lidhje me këtë platformë.
Por ditën e sotme është vënë re se “TikTok” është i paaksesueshëm nga browser (motorët e kërkimit si: Google Chrome, Mozilla Firefox, Microsoft Edge, Safari, Opera).
Ndërkohë që platforma vijon të jetë e aksesueshme në momentin që ju e keni atë si aplikacion të shkarkuar në aparatin tuaj celular. / Radar.al
View this post on Instagram


