Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pranverë me dëborë në Kukës, zbardhen zonat malore, pa probleme në qarkullim

    Horror në Brazil/ 5-vjeçarja v*itet dhe groposet me çimento, dyshohet se ishte ende gjallë

    Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për UFO-t: Do shihni gjëra të pabesueshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Mbi 143 mijë pozicione me rritje page mbi 10%, udhëheq sektori i shërbimeve për 2024

    May 26, 2025

    TIRANË- Në pesë sektorë të ekonomisë përfshirë ndërtimin, shërbimin, prodhimin, transportin dhe tregtinë janë identifikuar gjithsej 143,126 pozicione pune ku paga ka pësuar rritje më të madhe se 10% për 3 mujorin e fundit të 2024-s, duke reflektuar përmirësime të ndjeshme në të ardhurat buxhetore për kontributet dhe TAP.

    Të dhënat janë bërë publike në raportin vjetor 2024 të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sektori i Shërbimeve rezulton të jetë kontribuesi më i madh në këtë rritje, si për nga numri i pozicioneve ashtu edhe për nga ndikimi financiar. Janë 46,508 punonjës që kanë përfituar rritje mbi 10% në paga, çka ka sjellë një rritje prej 252,8 mln lekësh në kontribute shoqërore dhe Tatimin mbi të Ardhurat Personale (TAP).

    Enri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, thotë se rritja e pagave për punonjësit e sektorit të shërbimeve në bare dhe restorante ka vijuar edhe gjatë këtij viti, me një mesatare prej 10 deri në 20%. Pas Shërbimeve, Tregtia dhe Prodhimi renditen ndër sektorët me rritjen më të madhe. Tregtia, me 34,488 punonjës të përfshirë, ka gjeneruar 167 mln lekë shtesë në buxhet, ndërsa sektori i prodhimit, me 38,147 punonjës, ka kontribuar me 145,6 mln lekë.

    Sektorët si ndërtimi dhe transporti rezultojnë me peshë më të vogël sipas të dhënave të tatimeve. Konkretisht sektori i ndërtimit regjistroi 18,913 pozicione me rritje page, duke sjellë një rritje në të ardhura prej 109,6 mln lekësh, ndërsa Transporti, me vetëm 5,070 punonjës, pati një ndikim më modest prej 24,4 mln lekësh në kontribute dhe TAP. Në total, rritja e pagave mbi 10% në këto sektorë ka gjeneruar një shtesë prej gati 700 milionë lekësh në të ardhura fiskale./MONITOR

    143 mijë pozicione me rritje page mbi 10% TAP
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pranverë me dëborë në Kukës, zbardhen zonat malore, pa probleme në qarkullim

    April 30, 2026

    Horror në Brazil/ 5-vjeçarja v*itet dhe groposet me çimento, dyshohet se ishte ende gjallë

    April 30, 2026

    Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për UFO-t: Do shihni gjëra të pabesueshme

    April 30, 2026

    Mbesa e Donald Trump: Gjysma e botës më gjykon vetëm nga mbiemri im

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.