Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    Përplasje mes dy automjeteve në Sarandë, një mjet përmbyset në rrugë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Mbaroi gushti, por jo sezoni veror! Vajzat e showbizzit shqiptar shfaqen në “top” formë me bikini

    August 31, 2024

    Vera nuk mbaron pa mbaruar pushimet VIP-at tanë. E duke qenë se shumë prej tyre kanë pasur një sezon të ngarkuar, fundi i gushtit është edhe periudha më e mirë për ta për të shfrytëzuar disa ditë me diell buzë detit.

    Edhe këtë javë, shumë prej tyre na kanë zbuluar destinacionet, duke na bërë pjesë të ditëve të tyre të pushimeve.

    Cindy Marina

    Prej pak muajsh moderatorja është fejuar me djalin e Jozefina Topallit. Çifti shpejt është shndërruar në një prej dysheve më të dashura të publikut. Pas propozimit romantik që partneri i bëri, tashmë të gjithë janë duke pritur edhe dasmën e këtij çifti. Por teksa detajet bëhen gati, ‘nusja’ gjen pak kohë për të pushuar. Pas ditëve në Itali dhe Francë, Cindy nuk i ka humbur dhe disa ditë në bregdetin e jugut tonë. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto me bikini, ku duhet thënë, vijon të ruajë linjat e miss-it.

    Klea Huta

    Për Klean kjo ka qenë një verë e gjatë. Pasi mbylli me sukses të gjitha sipërmarrjen e saj, moderatorja gjeti kohë për pushime. Natyrisht që ditët e relaksit do të kordinoheshin edhe me ato të partnerit të saj, këngëtarit, Elgid Doda, që këtë verë ka qenë me një agjendë të ngjeshur me koncerte. Por tashmë çifti ka gjetur mundësinë për të shijuar disa ditë plazhi. Dhe pushimet e tyre nuk kishin sesi të ishin të qeta. Dyshja ka zgjedhur për të pushuar në Ibiza, ku e kanë nisur këtë udhëtim nga një shëtitje mbi jaht. Pamjet, i ka publikuar vetë Klea, ku edhe këtë verë, ajo shfaqet në top formë. Mesa duket në profilin e saj këto ditë fotot e videot hot nga Ibiza nuk do të mungojnë.

     Ledina Çelo

    Ndonëse vitet kalojnë, Ledina Çelo shfaqet gjithnjë super seksi. Këngëtarja, ka treguar se mbetet një ndër femrat më seksi në vendin tonë dhe gjithnjë shfaqjet sensuale nuk na i ka kursyer. Këtë verë artistja zgjodhi të pushojë në jug të vendit tonë, dhe me fotografitë që shpërndau në rrjetet sociale, duhet thënë se ia vuri flakën rrjetit. Me bikini minimalisht dhe me linjat perfekte që gëzon, nuk kemi sesi mos ta shpallim ‘mbretëreshën e bikinit’, jo vetëm për këtë vit, por edhe për shumë vite të tjera. Herë si femër seksi, e herë si një super mama, këngëtarja nuk i ka kursyer për miqtë virtualë pamjet nga ditët e pushimeve.

    Einxhel Shkira

    Vetëm një muaj më parë, në media u fol se mes saj dhe DJ Dagz kishte një krisje. Çifti nuk ishte parë bashkë prej disa ditësh dhe kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente. Megjithatë, dyshja duket se po jeton ditë plot dashuri, ku bashkë me ta tashmë është edhe Trev. Pasi Dagz ka mbyllur një vit të ngjeshur me aktivitete ku ka qenë i ftuar, edhe familja ka nisur ditët e pushimit. Këtë herë çifti ka zgjedhur Greqinë, për disa ditë relaksi, buzë detit dhe pishinës. Ka qenë vetë ishfinalistja e “Big Brother” ajo që ka publikuar pamjet në rrjetet sociale. Pas angazhimeve të shumta që ka me djalin në këto ditë plazhi, duket se Einxhel ka gjetur kohë për të pirë edhe një kafe turke, ashtu si asaj i pëlqen.

     

    foto pushime Vajzat e showbizzit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dasma e Dua Lipës/ Festimet e çiftit të famshëm ndezin debat në Palermo: Për tre ditë jemi detyruar të parkojmë kilometra larg

    June 5, 2026

    Aktori i njohur amerikan humb jetën pas një sulmi me thi*ë, arrestohet një i dyshuar

    June 5, 2026

    Përplasje mes dy automjeteve në Sarandë, një mjet përmbyset në rrugë

    June 5, 2026

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.