Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ceremonia përkujtimore në 15-vjetorin vrasjes së 4 efektivëve nga Dritan Dajti në Durrës

    August 7, 2024
    Mbahet në Durrës ceremonia përkujtimore në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të 4 Dëshmorëve të Atdheut

    DURRËS– Sot është zhvilluar një ceremoni përkujtimore në Durrës,  në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit” dhe në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të punonjësve të Policisë së Shtetit, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe Saimir Duçkollari.

    Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni Zv.Ministri i Brendshëm, Andi Mahila, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, drejtues të pushtetit vendor, familjarë të Dëshmorëve të Atdheut, si dhe kolegë të të rënëve dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

    Në nderim të 4 të rënëve u përurua memoriali, vepër e skulptorit Ardian Pepa, realizuar nën kujdesin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Po ashtu, me propozim të Bashkisë së Durrësit, Këshilli Bashkiak ka vendosur emërtimin e kësaj rruge “Dëshmorët e Policisë”.

    Një kujtim ndër breza për mundin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo punonjësi policie, që ka shërbyer dhe shërben në çdo skaj të vendit për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve.

    Ceremonia e sotme nderoi kujtimin e të rënëve, por njëherazi ishte edhe vlerësim ndaj të gjithë atyre punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët ndër vite dhanë jetën në përmbushje të misionit dhe detyrës në luftë kundër krimit.

    Altin Dizdari dritan dajti Fatos Xhani Kastriot Feska Saimir Duçkollari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    June 5, 2026

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.