Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Mashtrimi / Aeroporti i Tiranës nuk po shet “valixhet e patërhequra”

    June 23, 2025

    Një skemë e njohur mashtrimi po qarkullon sërish në Shqipëri, duke përdorur emrat e institucioneve publike si Posta Shqiptare apo Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për të joshur qytetarët dhe për të vjedhur të dhënat e tyre bankare.

    Skema funksionon përmes reklamave të sponsorizuara (“boost”) në rrjetet sociale, ku pretendohet se po shiten valixhe të patërhequra nga udhëtarët për shuma simbolike.

    Në reklamë pretendohet se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po shet valixhe të pashkuara për vetëm 199 lekë për njësi. Në fakt, bëhet fjalë për një praktikë të njohur mashtrimi, ku qytetarët ftohen të klikojnë në një link të caktuar dhe më pas të japin të dhënat e kartave të tyre bankare, të cilat më pas vidhen dhe përdoren për të bërë pagesa online përmes tyre.

    Në seksionin e komenteve të reklamës shfaqen reagime të ndryshme nga llogari të dyshimta, që pretendojnë gjoja blerje të suksesshme, pjesë e skemës për të shtuar besueshmërinë e njoftimit mashtrues.

    Nga ana tjetër, nuk mungojnë as komentet e qytetarëve që kanë rënë pre e mashtrimit dhe kërkojnë ndihmë për të përfituar nga “oferta”.

    Faqja mashtruese është krijuar fillimisht në shkurt 2025 me emrin “Anna Grace”, ndërsa më 20 qershor 2025 ka ndryshuar emrin në “Njoftim i aeroportit/TIA”, duke përdorur identitetin e Aeroportit të Tiranës për të mashtruar qytetarët shqiptarë.

    Po ashtu, në të dhënat e reklamës thuhet se administratori i faqes ndodhet në Chicago, SHBA, një informacion që rezulton i rremë.

    Aeroporti i Tiranës mashtrimi posta valixhe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.