Detaje të reja kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur në një shkollë në veri të Sllovakisë ditën e sotme.
Burimet bëjnë me dije se 2 persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u lëndua, në momentin kur një nxënës i sulmoi me thikë.
Njëra nga viktimat u identifikua si nëndrejtoresha e shkollës, ndërsa tjetra mësohet të ketë qenë studente, sipas Denník N.
Policia lokale fillimisht njoftoi se i dyshuari – një nxënës 18-vjeçar i gjimnazit – ishte në arrati dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i afroheshin atij.
Por pavarësisht këtyre, polciia arriti ta arrestonte pas tragjedisë.
“Ne e sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme janë duke u marrë për t’ju bërë që të ndiheni të sigurt”, – tha policia sllovake.
Më tej, policia tha se viktimat e adoleshentit ishin dy nxënës dhe një mësimdhënës.


