Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinionin publik shqiptar kur u mësua se nga përleshja mes disa të miturve, humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani.
Ditën e sotme shokët e skuadrës për të cilën Cani luante kanë dhanë intervistë për “Dritare.Tv”.
Shokët e tij na zbulojnë se Martini ishte djalë i qetë dhe i kishte inat sherret.
Sa i përket aludimeve se sherri ndodhi për një femër, këtë djemtë e cilësojnë si lajm fake.
“Martini ishte një djalë i mirë,sportist shok që bënte gjithmonë humore. Ka qenë gjithmonë djalë i mirë. Nuk ka patur sherre. Akoma nuk kemi marrë informacione mbi ngjarjen. Jemi mbledhur sot për të shkuar te varrimi i tij. Shkaku I sherrit nuk ka qenë një vajza. Ishte djalë që i kishte inat sherret jo më të bënte sherre për një vajzë” u shpreh një nga shokët e skuadrës “Dinamo”.
“Ishte e papritur nuk e prisnim që të ndodhte. Nuk ka mbajt hatër me tjerët ndaj ishte e papritur” tha një shok i Martinit.
“ Këto në fakt janë zënë që të pretmen mesa dimë ne. Pastaj ishin zënën prap orë pushimi e thanë se nuk do zihen më. Por në fakt pas shkolle u zunë prap ku aty ndërroi jetë.” shtoi më tej një tjetër.
View this post on Instagram
LEXO EDHE:


