TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike në seancën e sotme plenare kanë kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, të mbajnë një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë, por kërkesa e tyre është refuzuar nga kryeparlamentarja.
Dogjani: I propozoj Kuvendit të mbajmë një minutë heshtje në respekt të prindërve të familjarëve, nxënësve, mësuesve dhe fëmijëve të Shqipërisë.
Spiropali: Kjo është një ngjarje tragjike, duket të bisedojmë dhe të vendoset në një kohë të përshtatshme.. Këtu nuk janë deputetët dhe do ishte mungesë respekti për viktimën dhe familjen tij. Të mos e përdorim për politikë të ditës. Duhet të gjejmë një kohë kur të jenë të gjithë deputetët. I bëjmë thirrje deputetëve të jenë në sallë.
Noka: Ka 24 orë që gjithë opinioni publik është i shokuar dhe ju të gjithë, duke filluar të gjithë ministrat që nga ai hajduti bashkisë, ajo që kishte burrin bandit, heshtni, a thua se nuk ka ndodhur gjë në këtë vend./Radar.al


