Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Marrëveshja për emigrantët/ Meloni: Profesionistët e emigracionit do të bëjnë gjithçka për t’i vënë shkopinj nën rrotat e kësaj nisme

    September 5, 2024
    Marrëveshja për emigrantët/ Meloni: Profesionistët e emigracionit do të bëjnë gjithçka për t'i vënë shkopinj nën rrotat e kësaj nisme

    TIRANË– Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka folur në lidhje me hapjen e qendrave të pritjes së emigrantëve të ndërtuara në Shëngjin dhe Gjadër.

    Siç shkruan media italiane, Meloni është shprehur se ato do të jenë funksionale brenda pak javësh, ndonëse nuk ka specifikuar një datë.

    Ndër të tjera mësohet që ajo ka thënë se protokolli me Shqipërinë do të jetë gati gjithashtu brenda pak javëshdhe se duhet të jenë të kujdesshëm ndaj projektit pasi, sipas saj, sytë e botës janë përqëndruar te ta. Deklaratat Meloni i bëri gjatë një raporti drejtuar drejtuesve të partisë së saj.

    Nga ana tjetër Meloni ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e qeverisjes së emigracionit të parregullt. Sipas saj, profesionistët e emigracionit të parregulluar e kuptojnë dhe ata do të bëjnë gjithçka për t’i vënë shkopinj nën rrotat kësaj nisme.

    “Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi të përqendruar tek ne. Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e qeverisjes së emigracionit të parregullt. Ne e kuptojmë dhe profesionistët e emigracionit të parregulluar e kuptojnë dhe ata do të bëjnë gjithçka për t’i vënë shkopinj nën rrotat kësaj nisme.”- është shprehur Meloni.

    Meloni dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e dy objekteve të pritjes së emigrantëve në Shqipëri për ndalimin e emigrantëve që tentojnë të arrijnë në Itali përmes detit, ndërkohë që kërkesat e tyre për azil shqyrtohen. Qendrat, të cilat janë planifikuar të hapen këtë muaj, do të paguhen nga kabineti italian.

    Datat për fillimin e funksionimit të tyre janë shtyrë vazhdimisht. Para disa ditës, vetë Meloni ka theksuar se janë hasur vështirësi operacionale në ngritjen e këtyre qendrave, ndërsa ka shpjeguar se qendrat e pritjes së emigrantëve në Shqipëri do të shërbejë dhe si një model inovativ për vendet e tjera, duke iu referuar disa deklaratave të bëra nga shtetet anëtare të BE-së./ANSA/Radar.al

    marreveshja per emigrantet Meloni Rama Meloni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të paktën 49 persona humbin jetën në Saharë pasi mbetën pa ujë në mes të shkretëtirës

    June 5, 2026

    Përfaqësuesit e futbollit shqiptar në diasporë takohen me ministrin e Sportit

    June 5, 2026

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.