Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Manja i përgjigjet Spahos: Rama s’ka ku ikën por PD po shkrihet si opozitë!

    June 28, 2026
    Manja i përgjigjet Spahos: Rama s’ka ku ikën por PD po shkrihet si opozitë!

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar pas deklaratës së ish-deputetit demokrat Edmond Spaho, i cili i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të mos tërhiqet, duke paralajmëruar se largimi i tij do ta linte Shqipërinë në duart e atyre që, sipas tij, synojnë ta kthejnë vendin një shekull prapa.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja thotë se ndan të njëjtin qëndrim me Spahon për faktin se Rama nuk ka arsye të largohet, pasi, sipas tij, ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në vitin 2029. 

    Në postimin e tij, Manja tha se mazhoranca është e përkushtuar në ngritjen e urave të besimit me qytetarët dhe për kontrast foli edhe për gjendjen e PD-së dhe për çakejtë me lloj lloj flamujsh të protestës të cilët i kategorizon si ‘fundi i kazanit të shoqërisë’ 

    “O Prof, dakord mor burrë po halli nuk është tamam ky! 

    Edi Rama nuk ka ku ikën se ka kontratë me 860 mijë shqiptarë deri në 2029! 

    Halli këtu është që këta po e shkrijnë PD si opozitë dhe megjithëse unë për PD mendoj fiks siç mendon ti për PS, këta çakej që kanë dalë nga puplat e flamingove me lloj-lloj flamujsh janë fundi i kazanit të shoqërisë! 

    Uroj shumë që gjithë ata qytetarë me halle e probleme reale, që e mbështetën këtë marrëzi të nxitur nga shumë duar të këqia, të mos i japin më ushqim çakejve. 

    Ndërsa ne, mazhoranca, duhet të gjejmë rrugët pastaj që të ndërtojmë ura besimi me këta qytetarë. Kurse për PD, nuk di ça të them o Prof, nuk është puna ime po shihni e bëni me autobusët që sillni nga veriu si “diasporë” në bulevard”, shkruan Manja.

    Ish-ministri i Drejtësisë reagon pas deklaratës së ish-deputetit demokrat Edmond Spaho Ulsi Manja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Ajo tha PO”, gazetari Osman Stafa i propozon në gjunjë partneres

    June 28, 2026

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.