Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Maldrita Bardho tërhiqet nga mandati i deputetes pas rinumërimit: Ia lë vendin Zegjine Çaushit, ajo e meriton!

    July 2, 2025

    Maldrita Bardho, kandidate e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetes, pavarësisht se nga rezultati përfundimtar i rinumërimit doli me më shumë vota sesa kolegia e saj, Zegjine Çaushi.

    Në një reagim publik, Bardho u shpreh se ndihet e nderuar nga mbështetja e qytetarëve, por ka marrë një vendim personal për të mos hyrë në Kuvend.

    “Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi. Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm – një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht”, – tha Bardho.

    Ajo theksoi se do të vijojë të kontribuojë për PS-në dhe për qytetin e Lushnjës, por pa qenë pjesë e Parlamentit Shqiptar, duke ia lënë mandatin koleges dhe mikes së saj, Zegjine Çaushit.

    “Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim Zegjinesë, që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten në këtë fushatë. Ajo u vu në shënjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjetër dhe e përbaltjes, por është zëri që duhet në Kuvend – sidomos për të rinjtë dhe vajzat”, – u shpreh Bardho, duke theksuar se diferenca mes tyre ishte vetëm 10 vota.

    Në fund të deklaratës, Maldrita Bardho falënderoi të gjithë qytetarët që e votuan dhe e mbështetën, duke shprehur përkushtimin e saj për të vazhduar të punojë me “entuziazmin dhe forcën që vetëm ne socialistët kemi”.

    deputete Fier Maldrita Bardho mandati rinumerimi Zegjine Çaushi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    June 14, 2026

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.