Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në zonën e Maliqit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anës rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, duke shkaktuar përplasjen e fortë. Ai ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është transportuar me ambulancë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



