VLORË– Zjarri në malin e Dukatit vijon të jetë ende aktiv, ndërsa mësohet se dy avionë “Canadair” kanë mbërritur nga Greqia dhe po punojnë për të neutralizuar situatën. Kjo vatër ka qenë aktive prej disa ditësh, ndërsa terreni e ka bërë të vështirë ndërhyrjen për shuarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme avionët nga Greqia erdhën pasditen e djeshme, ndërsa pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, edhe Italia dërgoi trup adhe dy avionë zjarrfikës, të tipit “Canadair”, të cilët operuan në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në parkun Kombëtar të Lurës. Gjithashtu mësohet se mbrëmjen e djeshme, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu pa nga afër situatën e zjarrit që shpërtheu në fshatin Shetel të Shijakut teksa njoftoi se ishte bërë i mundur izolimi i flakëve duke eliminuar rrezikun për banesat./Radar.al


