Reperi i njohur Getoar Selimi është shfaqur në një intervistë ndryshe. I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, reperi ka komentuar situatën aktuale të botës së muzikës, duke u ndalur posaçërisht tek përplasjet mes artistëve, kryesisht të zhanerit rap.
“Jam mundu gjatë gjithë kohës të ruaj atë imazhin tim, nuk kisha me humb për asnjë ide që mund të ma cenojë këtë pjesë”, tha Selimi.
Më tej ai theksoi se rapi ka kaluar përmes një metamorfoze të madhe, të kushtëzuar nga përdorimi I rrjeteve sociale.
“Sot ke lloj-lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm, mbase bëjnë edhe shumë lek me këtë punë. Më parë s’kemi pas rrjete sociale dhe s’e kemi ditur me kë kemi të bëjmë dhe me kë na takon jeta”, pohoi reperi.
Deklarata e Getoarit vjen në një periudhë kur arti ka ndryshuar qasjen e saj dhe shpesh përplasjet mes dy të njohurve nga kjo fushë kthehet menjëherë në kryelajmin e ditës.


