Pas takimit maratonë që zgjati 8 orë, kryeministri Edi Rama ka përfunduar diskutimet me 13 drejtuesit politikë të qarqeve në vend, për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë paradites Rama u takua me 7 drejtues politikë të qarqeve. Më pas takimet u ndërprerë për të rinisur në orën 15:00 me drejtuesit e tjerë të qarqeve.
Rama u takua me Blendi Klosin, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit, Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës dhe Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.
Takimet e pasdites nisën me Eduard Shalsin, drejtuesin politik të qarkut të Kukësit, vijuan me Ogerta Manstirliun drejtuesen politike të Tiranës, me Ervin Demon, drejtuesin politik i qarkut të Beratit, Belinda Ballukun, drejtuesen politike të qarkut të Fierit dhe Arbjan Maznikun, drejtuesin politik të qarkut të Elbasanit.
Takimet u mbyllën me kryeparlamnetaren Elisa Spiropalin, e cila është edhe drejtuese politike e qarkut të Tiranës.
Emrat që përfliten për kandidatë
Gazetarja Tv Raziela Myslimaj, deri më tani ka arritur të zbulojë disa emra që pritet të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së, ndërkohë do të jetë Rama i cili do të vendosë se kë do të lërë në lista të mbyllura apo lista të hapura.
Emrat që përfliten për kandidatë në listat e PS-së dhe dihen deri tani
Në Vlorë përfliten Bledi Çuçi, Ministri aktuali i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrja Anila Denaj. Përflitet dhe deputeti Vullnet Sinaj edhe pse deklaroi pak kohë më parë se nuk do kandidonte më
Në Gjirokastër, pritet të kandidojë Tërmet Peçi, përpos Mirela Kumbaro,Edjon Maliqi
Në Shkodër – Majlinda Angoni,Onid Bejleri,Frrok Gjini
Në Korçë – Niko Peleshi, Ilir Pendavinji, Ilir Topi, Enslemvera Zake, Bledi Çomo
Në Lezhë – Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Pranvera Skana.


