Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare “magjistari i lahutës” Jonuz Delaj

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura të trashëgimisë folklorike. Lahutari Jonuz Delaj është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 76-vjeçare.

    Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, i cili e përshkroi Delajn si “magjistarin e lahutës” dhe një nga bartësit e fundit autentikë të Eposit të Kreshnikëve.

    Në reagimin e tij, Gonxhja theksoi se Delaj përfaqësonte një epokë të gjallë të kujtesës historike shqiptare, duke e mbartur lahutën si pjesë të identitetit dhe traditës gojore të veriut të vendit.

    Jonuz Delaj njihej për interpretimet e tij të këngëve epike të trashëguara brez pas brezi, duke u konsideruar një nga ruajtësit më të rëndësishëm të këtij arti që sot është pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

    Postimi i ministrit:

    Me ndarjen nga jeta të Jonuz Delaj, kultura shqiptare humbi jo vetëm një lahutar, por një epokë të gjallë të kujtesës sonë historike. I ardhur nga Malësia e Madhe, ai u njoh si “magjistari i lahutës” dhe shpesh u cilësua si një nga bartësit e fundit autentikë të Eposit të Kreshnikëve.

    Siç rrëfehet edhe në reportazhe kushtuar jetës së tij, Jonuz Delaj e mbarti lahutën si pjesë të qenies së vet, duke kënduar këngë epike të mësuara gojarisht, pa shkrim e pa skenografi, vetëm me kujtesën, zërin dhe forcën shpirtërore. Për të, lahuta nuk ishte instrument, por dëshmi e identitetit dhe e historisë shqiptare.

    Sot, kjo trashëgimi merr një domethënie edhe më të madhe, në kohën kur lahuta shqiptare gëzon statusin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s – një vlerësim që nderon edhe figura si Jonuz Delaj, të cilët e ruajtën atë në formën më të pastër.

    Ai u largua nga jeta, por zëri i tij mbetet i gdhendur në tingullin e lahutës, në epikën shqiptare dhe në kujtesën tonë kolektive. Institucionet shqiptare janë të angazhuara për ruajtjen, përcjelljen brezave dhe edukimin mbi dijebërjen, që thesaret tona të traditës të jetojnë, të tregohen e të ushtrohen përgjithmonë.

    Blendi Gonxhja Jonuz Delaj Lahuta lahutari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ekstradohet nga Italia një i dyshuar për vra*je për gjakmarrje dhe fshehje ku*ome

    June 6, 2026

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026

    Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, publikohen vlerësimet dhe renditja e 21 kandidatëve

    June 6, 2026

    Sulm izraelit në jug të Libanit, raportohen ushtarë të v*arë

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.