TIRANË– Mbështetës të Partisë Demokratike dhe kreut të kësaj force politike, Sali Berishës, janë mbledhur poshtë banesës së këtij të fundit në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, në pritje të daljes së kryedemokratit pasi gjykata vendosi lirimin e tij nga arresti shtëpiak.
Gjithashtu qindra mbështetës dhe militantë të PD janë mbledhur edhe para Selisë Blu, ku pritet që Berisha të mbajë një konferencë për shtyp me gazetarët./Radar.al


