Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lirohet një tjetër hapësirë e zënë në Kurbin, Koçiu: Do ta kthejmë në kënd lojërash për komunitetin

    September 27, 2025

    Pas Shkodrës, edhe në Laç është liruar një tjetër hapësirë publike që prej vitesh ishte shndërruar në pikë bllokimi dhe grumbullimi të mjeteve të sekuestruara. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me drejtues vendorë dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, inspektuan nga afër aksionin për pastrimin e zonës.

    “Bëhet fjalë për një nga pikat që Policia e Shtetit i ka përdorur ndër vite për depozitimin e mjeteve të sekuestruara apo të konfiskuara. Në të gjithë vendin kemi me dhjetëra pika të tilla, të cilat kanë krijuar ndotje të konsiderueshme dhe janë kthyer në ambiente të pasigurta. Përmes një pune të përbashkët ndërinstitucionale, kemi nisur evidentimin dhe seleksionimin e mjeteve, për t’u dhënë fund kësaj situate,” deklaroi ministrja Koçiu.

    Kjo hapësirë, pronë shtet në administrim të Komisariatit të Kurbinit, shtrihet në një sipërfaqe prej 2.6 hektarësh dhe aktualisht ka 1664 mjete të bllokuara, nga të cilat 1100 do të shkojnë për skrap. Sipas Kryeinspektores së AAPSK-së, Risena Xhaja, inventarizimi është përfunduar dhe shumë shpejt do të nisin procedurat e ankandit për lirimin e plotë të zonës.

    Koçiu theksoi se synimi është kthimi i këtyre hapësirave në ambiente të dobishme për komunitetin:
    “Jam e sigurt që bashkia e Laçit do të ketë projekte shumë të bukura për këtë zonë, siç ka ndodhur në Shkodër, ku një territor i ngjashëm po shndërrohet në kënd lojërash për fëmijët. Aksioni do të vijojë çdo ditë në të gjithë vendin, paralelisht me ndërhyrjet e IKMT dhe IMT-ve për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese.”

    Sipas saj, qëllimi është të krijohen qytete më të pastra, më të sigurta dhe më atraktive për turistët dhe banorët:
    “Do të vijojmë pa u ndalur në të gjithë territorin për t’u kthyer qytetarëve hapësirat publike dhe për t’i vënë në shërbim të komuniteteve lokale,” përfundoi Koçiu.

    Albana Koçiu kënd lojërash Kurbin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    July 25, 2026

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.