Bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Linda Rama në Forumin Ekonomik komentoi fitoren e katërt të partnerit të saj që ndodhet në krye të qeverisë shqiptare.
Teksa fliste për fitoren e madhe të socialistëve, Linda Rama u shfaq entuziaste dhe e mallëngjyer për mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë.
Gjithashtu ajo theksoi se shqiptarët i besuan Edi Ramës një mandat që është shumë i fortë dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Si dhe solli në kujtesë se po ndjente një lloj lidhje me historinë e viteve 90’ ku shqiptarët ëndërronin të ishin si Europa. E për këtë, bashkëshortja e kryeministrit tha se po punon shumë kreu i qeverisë, Edi Rama.
Linda Rama: Jam shumë entuziaste, e prekur dhe e mallëngjyer thellësisht, sepse ndjeva sikur po lidhje filli midis prindërve tanë dhe të asaj që ëndërruan në 91-92 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe, qeveria e parë demokratike mori një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët, sepse vazhdojnë të ëndërrojnë Shqipërinë ne Europë. I besuan Edit një mandat që është shumë i fortë, një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej mbi shpatulla peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e kanë dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë që të çelin një shteg të ri. Është misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez, në mënyrë që fëmijë tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi.
LEXO EDHE:
Pas humbjes, irritohet Berisha: Rama i ka blerë votat me vende pune dhe dr*gë


