Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    A u shtua pasuria e saj kur burri iu bë kryeministër? Linda Rama përgjigjet e prerë

    December 26, 2024
    A u shtua pasuria e saj ku burri iu bë kryeministër? Linda Rama përgjigjet e prerë
    Linda Rama

    TIRANË– Gjatë intervistës me Blendi Fevziun në Tv Klan, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama u pyet edhe në lidhje me pasurinë. P

    Ajo dha një përgjigje të prerë teksa Blendi e pyeti nëse pasuria e saj ështëë shtuar pasi burri i saj u bë kryeministër.

    Blendi Fevziu: A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortit tuaj, kryeministër? Për shembull një nga lajmet që lexova thoshte që ju keni blerë këtë vit një apartament me një shumë të madhe, në mos gaboj rreth 400 mijë Euro, por mund të mos jem i saktë me shifrën se gjithsesi i referohem shtypit. A është shtuar pasuria juaj si pasojë e të qenit bashkëshortja e kryeministrit?

    Linda Rama: Jo. Unë nuk mund të shtoj pasuri se jam bashkëshorte e kryeministrit. Pasuria nuk shtohet për këto arsye. Kam punuar këto vite njëlloj siç kam punuar në karrierën time profesionale me ndryshimin që shumë punë që i bëja më parë nuk i kam bërë më, ekspertiza, këshillime, e të tjera si këto, sepse kam gjykuar që këto nuk duhen bërë për shkak të pozicionit tim. Kam hyrë në filtrin tim të seleksionimit. Sigurisht që unë kam punuar dhe Edi ka punuar dhe ne për shkak të punës paguhemi, jemi subjekt të deklarimit të pasurive. Kjo pyetje që ju po bëni çdo gjë është e deklaruar. Çdo njeri është i lirë me të ardhurat e veta ta përcaktojë vetë kush është interesi për të menaxhuar paratë”.

    Linda tha se gjëja më e madhe që fiton është djali i saj Zaho dhe Avi, djali i vajzës së saj, Reas. Sa i përket të ardhurave financiare, ajo tha se çifti Rama punon mjaftueshëm sa për të bërë një jetë si e një shtrese të mesme të sigurtë.

    “Të ardhurat e mia personalisht nga puna dhe ekspertiza janë ulur ndjeshëm dhe për shkak të këtij filtrimi që bëj për të mos marrë përsipër punë që mua nuk më qëndrojnë nga pikëpamja etike. Sa marr unë në vit janë online deklaratat e pasurisë. Mund t’i dijë gjithkush që është i interesuar se çfarë të ardhurash financiare kemi ne në një vit. Por ne punojmë mjaftueshëm për të bërë një jetë siç mund të bëjë një shtresë e mesme e sigurtë.”-deklaroi Linda./Radar.al  

    Edi rama linda rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    April 20, 2026

    Merkoçi: Tek PD nuk ka as vlera e as burokraci. Aty komandon dhe vendos Berisha

    April 20, 2026

    Murinjo nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.