Lija e Majmunit regjistron rastin e parë të infektimit në Londër. Është Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e cila ka konfirmuar rastin e parë variantit të virusit mpox.
Sipas raportimeve, personi i prekur nga Lija e majmunit kishte qenë me pushime në Afrikë, ndërsa tani ai po trajtohet në Spitalin Royal Free.
Fillimisht, ai kishte pasur simptoma të ngjashme me gripin dhe më pas skuqje lëkure e cila i ishte përkeqësuar ditëve në vijim.
Më pak se 10 kontakte të drejtpërdrejta po gjurmohen pas regjistrimit të rastit.
Siç raportohet, të paktën 1000 vdekje nga virusi janë regjistruar në të gjithë Afrikën, gjë që bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shpallte përhapjen në rritje të sëmundjes një emergjencë shëndetësore globale për herë të dytë në dy vjet.


