Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Ligji në Maqedoninë e Veriut që lejon tejkalimin e kufijve për ndotjen

    November 30, 2025

    Pasi Radio Evropa e Lirë (REL) raportoi se Ligji i ri për emetimet industriale i mundëson industrisë të fshehë se çfarë djeg nën mbulesën e “sekretit tregtar” dhe të përfitojë edhe dy vjet shtesë për t’u përputhur me standardet e Bashkimit Evropian për ndotjen, e njëjta dispozitë ligjore në Maqedoninë e Veriut u lejon fabrikave të ndotin ligjërisht mbi kufijtë e lejuar – deri në gjashtë muaj rresht dhe 500 orë në vit.

    Neni 59, paragrafi 9 i ligjit të ri u mundëson operatorëve të punojnë përkohësisht mbi kufijtë e vlerave të përcaktuara për emetimet deri në gjashtë muaj, ndërkaq parashihet po ashtu që kalimi vjetor mbi kufijtë e lejuar të ndotjes të jetë deri në 500 orë, dhe dëshmitë për veprime të tilla sigurohen përmes monitorimit që kryhet nga vetë industria

    Një dispozitë ligjore lejon hapërisë për “shkelje ligjore”, sipas Bojan Tërpevski nga Shoqata e të Rinjve Juristë të Maqedonisë. Ai konsideron se kjo nuk është rastësi, por ndjek drejtpërdrejt kontekstin maqedonas dhe varësinë e fortë të shtetit nga REK Bitola – termocentrali më i madh me qymyr që kontrollohet nga kompania shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike – Elektranat e Maqedonisë së Veriut (ESM).

    “Rrethanat e tilla nuk mund të vërehen qartë në direktivat e BE-së. Sipas meje, plotësimi i ligjit maqedonas me këto rrethana shtesë, të cilat nuk ekzistojnë në direktivat e BE-së, është pikërisht për shkak të varësisë së shtetit nga REK Bitola”, tha Tërpevski për Radio Evropën e Lirë.

    Maqedonia e Veriut, që është në procesin e anëtarësimit në BE, i ndjek obligimet për përshtatjen e legjislacionit kombëtar me atë evropian, duke përfshirë standardet e Direktivës për emisionet industriale 2010/75/BE, e cila rregullon mënyrën e kontrollimit dhe kufizimit të ndotjes nga objektet e mëdha industriale.

    REK Bitola: Burimi kryesor i energjisë, por edhe ndotësi më i madh

    Termocentrali me qymyr REK Bitola është kyç në prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar midis 50 dhe 70 për qind të prodhimit vjetor total. Në të njëjtën kohë, ai është burimi kryesor i ndotjes nga djegia e qymyrit.

    Sipas të dhënave nga një hulumtim i ri i rrjetit qytetar Benkwatch për termocentralet në rajon, në vitin 2024 dy blloqet e REK Bitolës kanë tejkaluar 11.4 herë limitin e emetimeve të dyoksidit të squfurit.

    Sipas kësaj, oxhaqet e REK Bitolës në vitin 2024 kanë liruar pothuajse 85.000 tonë dyoksid squfuri, ndërsa kufirië sipas standardeve të Bashkësisë Energjetike Evropiane është rreth 7.500 tonë.

    Kështu, termocentrali ndodhet në listën e ndotësve më të mëdhenj në rajon, por megjithatë shteti me Ligjin e ri për emetimet industriale njëkohësisht thotë se po përputhet me BE-në, ndërsa nga ana tjetër lejon impiantet si REK Bitolës lejohen të tejkalojnë kufijtë e ndotjes.

    Për më tepër, Plani i përditësuar Kombëtar për Energji dhe Klimë (NEKP) 2025 parashikon eliminimin gradual të qymyrit deri në vitin 2030 dhe mbylljen e dy blloqeve të REK Bitolës në periudhën 2028–2030.

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor deri në publikimin e këtij teksti nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga pyetjet e Radios Evropa e Lirë: nëse ligji i ri hap mundësinë për tejkalim ligjor të kufijve të emetimeve, nëse përjashtimet janë të destinuara për REK Bitolës dhe nëse kjo zgjidhje është plotësisht në përputhje me standardet evropiane.

    Ministria nuk ka dhënë përgjigje as për kërkesën e mëparshme të REL-it, kur u pyet pse ligji lejon që të dhëna të caktuara të fshihen nën pretekstin e “sekretit tregtar”.

    Në lidhje me REK Bitolën, Bojan Tërpevski nga Shoqata e të Rinjve Juristë thekson se sipas karakteristikave dhe teknologjisë së termocentralit, duket qartë se dispozitat e Nenit 59 janë krijuar pikërisht për të.

    Për shembull, neni parashikon mundësinë e përjashtimeve nga vlerat e lejuara në situata të caktuara, si mosha dhe amortizimi i impiantit, defekte në pajisje ose rrethana të tjera teknologjike, të cilat sipas Tërpevskit korrespondojnë drejtpërdrejt me kushtet reale në të cilat funksionon REK Bitola.

    Përjashtimet e mëparshme – funksionimi pa leje mjedisore

    Tërpevski shton se edhe përjashtimet e mëparshme për REK Bitolën treguan se institucionet kanë toleruar funksionimin e impiantit pa leje mjedisore, duke u referuar ndryshimeve në Ligjin për mjedisin në vitin 2022.

    Ai thekson se është e rëndësishme mënyra se si do të zbatohen dispozitat e reja të Ligjit për kontrollin e emetimeve industriale. Edhe pse sektori energjetik është kompleks, në një situatë ku REK Bitola vazhdon të funksionojë dhe mbyllja e saj mbetet e pasigurt, sipas tij duhet investuar menjëherë në teknologjinë dhe kapacitetet e impiantit që të arrihen standardet mjedisore sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shton se përjashtimet nga ligji duhet të përdoren vetëm si përjashtim, jo si justifikim për vazhdimin e mungesës së investimeve.

    Radio Evropa e Lirë ka raportuar më parë se ligji i ri lejon që informacionet për funksionimin e impianteve të mëdha industriale të mbeten të papublikuara për publikun nëse shpallen “sekret tregtar”. Ministria e Mjedisit do të vendosë se cilat të dhëna do të jenë të kufizuara, pa mundësi ankimi ose sfidimi në gjykatë.

    Po ashtu, Kuvendi miratoi ligjin që sjell praktikën evropiane të Teknikave më të Mira të Disponueshme (BAT) dhe krijon një regjistër publik me të gjitha impiantet industriale dhe emetimet e tyre, por zbatimi i këtyre dispozitave ligjore do të nisë brenda dy vjetësh./REL

    Maqedoni e Veriut ndotja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares shqiptare bëhen bashkë në dasmën e tij

    June 8, 2026

    “Më argëton kreativiteti i memeve”, Rama ironizon pankartat: Të preferuarat janë shumë të nxehta, s’i postoj dot

    June 8, 2026

    “Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

    June 8, 2026

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.