Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ligji familjar në Gjermani: Dy nëna dhe të drejtat e babait

    October 11, 2024

    Forcimi i të drejtave të baballarëve që nuk janë të martuar me nënën e fëmijës është një nga pikat e reformës së ligjit familjar në Gjermani. Cilat janë ndryshimet e tjera?

    Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdestarinë për fëmijën pas njohjes së atësisë, nëse prindi tjetër nuk bën kundërshtim brenda një muaji. Ndër tjetrash, këtë parashikon reforma e ligjit të familjes, të cilën Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann dëshiron ta aprovojë në një afat të shkurtër.

    Fëmijët duhet të deklarohen

    Po ashtu duhet të forcohet edhe pozita juridike e vetë fëmijëve. Kështu, për shembull, një fëmijë i prindërve të ndarë mund të paraqesë një kërkesë për rimarrjen e një vendimi për kujdestarinë e dhënë që nga mosha 14 vjeç. Në propozimin e reformës theksohet e drejta e fëmijës për të ditur origjinën e tij, në rast të adoptimeve.

    Buschmann donte t’i propozonte qeverisë për diskutim reformën e tij të ligjit familjar tani në vjeshtë. Por disa parti brenda koalicionit mendojnë se duhet të bëhen edhe disa ndryshime të tjera. Për të përshpejtuar të gjithë procesin, Buschmann ka ftuar përfaqësuesit e autoriteteve juridike në një takim më datën 25 tetor.

    Birësimi dhe njohja më e lehtë e dy nënave
    Kjo reformë është sigurisht interesante për njerëzit që duan të birësojnë një fëmijë. Në këtë fushë është planifikuar liberalizimi i rregullave aktuale. Në të ardhmen, edhe çiftet e pamartuara mund të adoptojnë një fëmijë. Sipas propozimeve të reja,çiftet lezbike nuk duhet të kalojnë procesin e adoptimit në qoftë se njëra nga dy gratë që janë bashkë lind një fëmijë me ndihmën e spermës së dhuruar. Në propozim thuhet: “Përveç nënës së lindjes futet edhe materniteti i një gruaje të dytë, në mënyrë që një fëmijë të ketë tashmë dy nëna në bazë të ligjit për prejardhjen”.

    Ligji për origjinën duhet të përfshijë edhe udhëzime për njerëzit që ndryshojnë gjininë e tyre, për ata që nuk identifikohen me asnjë gjini si dhe për ata që janë interseksual. Për Buschmann, në këtë reformë është e rëndësishme që të krijohen ligjërisht modele të reja familjare, por njëkohësisht të mos ndryshohen disa pika të rëndësishme. Ato përfshijnë, për shembull: “Një fëmijë mund të ketë në të ardhmen vetëm dy prindër të ligjshëm, si dhe: “Një grua që lind një fëmijë është gjithmonë nëna e fëmijës, pa u kontestuar roli i saj ligjor”.

    Nëse ka mosmarrëveshje për çështjet e përditshme ndërmjet prindërve që kanë kujdestarinë e përbashkët, atëherë prindi me të cilin fëmija një kohë më të gjatë, do të ketë të drejtën të vendosë oër këto çështje. Për shembull, nëse fëmija do të shkojë në mësime noti të enjten apo jo, këtë mund ta vendosë vetëm ky prind. Por parashikohen edhe shumë raste kur duhet të arrihet marrëveshje mes prindërve, në qoftë se aktivitetet e zvoglojnë kohën që prindi tjetër duhet të kalojë me fëmijën. Ndërsa disa çështje duhet të vendosen bashkë nga prindërit.

    Mbrojtje nga një prind dhunues

    Reforma parashikon ndryshime edhe në qëndrimin ndaj dhunës në familje, ku forcohet mbrojtja e fëmijëve. Ligji për mbrojtjen nga dhuna duhet të lejojë gjykatat të urdhërojnë që dhunuesi të marrë pjesë në ndonjë kurs për tejkalimin e problemeve. Gjithashtu gjykata duhet të vendosë, nëse është e nevojshme të ndërpritet kontakti i prindit dhunues me fëmijën për të garantuar mirëqenien e fëmijës dhe të prindit tjetër./DW

    gjermani Ligji familjar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.