TIRANË– Moderatorja e njohur, Liesa Haxhiasllani është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj që e ka quajtur Sia.
Këtë ardhje në jetë dhe moment të veçantë për Liesën padyshim nuk mund të rrinte pa e uruar publikisht as Kiara Tito, mike e ngushtë e Liesës.
Kiara ka shkruar se për çudi shumë gjëra janë të njëjta me vajzën e saj dhe të Liesës duke zbuluar se Luna Mari Ejlli dhe Sia Duka, kanë 5 muaj diferencë në moshë, sa ç’kanë edhe mamat Kiara dhe Liesa.




